Art&Argëtim

Kopjoi Elvana Gjatën për albumin e ri? Elhaida Dani: Ajo e bëri e para, i la hapësirë çdo artisti tjetër

26 Shtator 2021, 07:57 Nga DOSJA
Kopjoi Elvana Gjatën për albumin e ri? Elhaida Dani: Ajo e bëri e

TIRANË– Albumi i fundit i Elhaida Danit është krahasuar me atë të Elvana Gjatës. Gjatë një interviste për T7, këngëtarja është pyetur rreth këtyre komenteve, duke i qartësuar të gjithë. Elhaida u shpreh se nuk është e vërtetë që ka kopjuar Elvanën, por pranoi se Elvana ka qenë e para që e risolli në modë këtë stil të të bërit muzikë, diçka që Elhaida e vlerësoi shumë.

“Nuk është e vërtetë, por të them të drejtën që Elvana ka qenë e para që risolli muzikën shqiptare në këtë lloj stili, në këtë lloj mënyre sa më moderne dhe e kam vlerësuar shumë, sepse duhej ta bënte dikush. Elvana e bëri aq mirë sa e riktheu në modë le të themi dhe i la hapësirë çdo artisti tjetër për ta bërë”,- tha Elhaida.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz elhaida dani elvana gjata elhaida dani elvana gjata

Sondazh

Poll