Aktualitet

Ekzekutohet 36-vjeçari shqiptar në Londër! Gjendet pa jetë në mes të rrugës, Policia arreston bashkëkombasin: Del me 28

25 Shtator 2021, 14:21 Nga DOSJA
Ekzekutohet 36-vjeçari shqiptar në Londër! Gjendet pa jetë

BRITANI E MADHE- Shqiptari Ergys Koçi, 36 vjeç, është gjetur i vdekur në Haringey të Britanisë së Madhe. Mësohet se shqiptari ishte gjetur i pajetë në rrugë me lëndime të shumta në trup që i kishin kushtuar dhe jetën. Autopsia mjeko-ligjore zbuloi se shkaku i vdekjes ishte trauma në kokë dhe kishte disa plagë që kishte marrë nga një thikë, ndërkohë që ende nuk dihen detaje të tjera.

Metropolitan Police” ka publikuar foton e tij, duke dhënë edhe detajet e para zyrtare në lidhje me vrasjen e tij, ndërsa kanë bërë me dije se për vrasjen është ndaluar një tjetër shqiptar, i cili dyshohet se është atentatori. Bëhet fjalë për  Briken Qunin, 42 vjeç, pa adresë fikse në Britani të Madhe, i cili akuzohet për vrasjen e shqiptarit, por nuk dihet shkaku i vrasjes.

Quni do të dalë para gjykatës më 28 shtator për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij, ndërkohë që hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa kanë nisur me kontrollin e kamerave të sigurisë, të cilat do të zbardhin edhe dinamikën e plotë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2021, 12:51

Luante në pyll, 4-vjeçarja pickohet nga gjarpri

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditëne sotme në Sarandë. Mësohet se një 4-vjeçare me iniciale E.I, e cila kishte shkuar për vizitë te gjyshj...