Aktualitet

Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit të famshëm: “Mbreti i Prostitucionit” iu dorëzua vdekjes, ja amaneti që i la

25 Shtator 2021, 13:20 Nga DOSJA
Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit të famshëm:

BEOGRAD– Media serbe “Mondo” ka publikuar një artikull lidhur me Dilaver Bojkun, i njohur me nofkën “mbreti ballkanik i prostitucionit”. “Mondo” raporton se ai kishte vendosur që t’i jepte fund hakmarrjes mes familjes së tij dhe asaj Istrefi, të dyja banorë të Strugës. Ai i kërkoi familjes dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë që të premtonin se ai do të ishte viktima e fundit në familjen e tij pasi ishte i vetëdijshëm se zinxhiri i hakmarrjes dhe viktimave të reja do të vazhdonin pafundësisht, ndaj dhe donte t’i jepte fund gjithçkaje me “kokën” e tij.

Edhe pse ai konsiderohej një “djalë i ashpër”, burimet për median serbe tregojnë se Bojko, para vdekjes së tij në gusht të 2017, ishte i frikësuar se familja e tij ishte më e vogël dhe se kjo mund të ishte arsyeja pse ai nuk donte që të humbiste anëtarët të tjerë meshkuj të familjes.

Kush e vrau Bojkun dhe pse, është ende një enigmë, por nuk përjashtohet që të bëhet fjalë për gjakmarrje. Dyshohet se e gjitha ka nisur pas vrasjes së 23-vjeçarit Sitema Istrefi, i cili u ekzekutua gjatë një sherri mes dy familjeve për koncesionet e plazhit në liqenin në Strugë. Përshkallëzimi i konfliktit midis familjeve Bojku dhe Istrefi nisi më 13 dhjetor 2015, ditë kur u vra 23-vjeçari dhe u plagos rëndë vëllai i tij, Premtim Istrefi. Po ashtu i plagosur mbeti dhe vëllai i Dilaver Bojkut, Baški Bojko (45 vjeç), ndërsa djali i Dilaver Bojkut, Ermini, arriti të shpëtojë. Nga frika e gjakmarrjes, Dilaver Bojku iku nga Maqedonia.

Burime pranë tij pohojnë se ai u fsheh për 18 muaj në vende të ndryshme në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë. Në fillim të verës 2017, me një pamje krejtësisht të ndryshuar, Bojku u kthye në Strugë. Njerëzit e brendshëm theksojnë se ai nuk dilte nga shtëpia pa një jelek antiplumb, dhe ai kishte gjithmonë sigurim me vete. Pavarësisht ushtrisë që mbante gjithmonë nga pas, Bojko ishte i vetëdijshëm se do të paguante me kokën e tij në një moment apo në një tjetët. Kjo është arsyeja pse, ai vendosi të sakrifikonte veten, duke besuar se në këtë mënyrë, pas vdekjes dhe amanetit të tij për të ndaluar hakmarrjen për të shpëtuar familjen dhe ata që kishte pranë. Ndaj nuk u fsheh më. Ai nuk u shfaq më në publik me fytyrë të ndryshuar, e as nuk donte të ruhej nga truproja “profesionistë”. Vrasësi me pagesë dukej se i dinte të gjitha këto, ndaj dhe nuk nguroi që të tërhiqte këmbëzën.

Plumb në kokë dhe 3 fjalë në gjuhën serbe

Bojko u vra më 14 gusht 2017, midis orës 16 dhe 17 të pasdites, në kafenenë e tij në plazhin “Aqua Blue” në Strugë. Ka indikacione se të paktën pesë persona ishin organizatorët e drejtpërdrejtë të vrasjes. Ekzekutimi i Bojkut ishte planifikuar të bëhej në ditën kur avioni i tij duhej të nisej nga aeroporti i Ohrit për një vend të huaj. Ka informacione se vrasësi i shqiptarit nga Maqedonia e Veriut kishte shkuar që të pinte një kafe në lokalin e tij. Porositi një pije, pagoi siç duhet dhe shkoi në tualet. Pasi doli nga tualeti, rreth orës 16:15, ai me qetësi iu afrua tryezës ku ishte ulur Dilaver Bojku, nxori një armë dhe e qëlloi me një plumb. E shtëna ishte vdekjeprurëse.

Dëshmitarët treguan se vrasësi shqiptoi me zë të lartë në gjuhën serbe: Ju jeni të padobishëm! Dhe pastaj u zhduk nga vendi i ngjarjes me një motor.

E SHKUARA E BOJKUT

Dilaver Bojku jo vetëm që merrej me “importim&eksportim” të qënieve humane, por edhe i detyronte vajzat të prostituonin në mënyrën më brutale. Policia maqedonase dikur vlerësoi se Bojku ndërmjetësoi shitjen e rreth 3,000 grave. Ai kontrollonte dy rrugë kryesore ilegale për transportin e vajzave dhe grave. Njëri erdhi nga Bullgaria dhe tjetri nga Shqipëria. Dilaver Bojku, i cili ishte “truri” i këtij lloji të krimit të organizuar në Ballkan dhe Evropë, ishte i pakapshëm për Policinë për një kohë të gjatë, sepse ai fshihej dhe fshihej në kohë para çdo aksioni falë informacioneve që i vinin nga “brenda”. Por ai u arrestua njëherë në shkurt 2003 dhe u dënua me 6 muaj burg, por arriti të dilte në qershor. Vetëm dy javë më vonë, ai u arrestua në Ulqin, ku më pas u dënua me 3.8 vite burg për t’u liruar në 2007. Por vetëm dy vjet më vonë ai u arrestua përsëri për prishjen e rendit publik bashkë me djalin e tij pasi sulmoi një polic me thikë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dilaver bojku vrasja e dilaver bojkut dilaver bojku vrasja e dilaver bojkut

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2021, 12:51

Luante në pyll, 4-vjeçarja pickohet nga gjarpri

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditëne sotme në Sarandë. Mësohet se një 4-vjeçare me iniciale E.I, e cila kishte shkuar për vizitë te gjyshj...