Aktualitet

Zbardhet EMRI / Kush është oficeri i SHÇBA që u përjashtua, në Gjermani hetohej për drogë, s’kishte deklaruar mbiemrin

25 Shtator 2021, 12:00 Nga DOSJA
Zbardhet EMRI / Kush është oficeri i SHÇBA që u

TIRANË– Oficeri i mbikëqyrjes pranë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat që u përjashtua pak ditë më parë nga radhët e uniformave është Sulejman Margjeka. Fax News shkruan se Margjeka po ndiqet penalisht dhe se janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës materialet hetimore në bazë të dispozitave ligjore të ligjit mbi dekriminalizimin.

Në vitin 2016 Margjeka në plotësimin e deklaratës në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, nuk ka deklaruar të dhëna të sakta, duke i mohuar ato. Oficeri Margjeka në shtetin gjerman dispononte gjeneralitete të tjera dhe mbiemrin Idrizaj, por në Shqipëri nuk i kishte deklaruar ato.  Ai hetonte policët që shkelin ligjin, por vetë ishte nën hetim nga autoritetet gjermane për trafik droge dhe as këtë nuk e kishte deklaruar në formular.

Specialisti i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat u përjashtua nga shërbimi pas informacioneve të mbërritura nga policia gjermane e cila konfirmoi që e kishte nën hetim për drogë. Autoritetet gjermane kishin lëshuar më herët edhe një urdhër ndalimi për Margjekën.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sulejman margjeka sulejman margjeka

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2021, 12:51

Luante në pyll, 4-vjeçarja pickohet nga gjarpri

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditëne sotme në Sarandë. Mësohet se një 4-vjeçare me iniciale E.I, e cila kishte shkuar për vizitë te gjyshj...