Aktualitet

I akuzuar për vrasje në 2019, 21-vjeçari shqiptar ekstradohet në Kanada

25 Shtator 2021, 12:42 Nga DOSJA
I akuzuar për vrasje në 2019, 21-vjeçari shqiptar ekstradohet

KANADA- Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe ekstraduar në Kanada për një vrasje në vitin 2019. Edmontonjournal shkruan se 21-vjeçar u arrestua nga policia shqiptare në një pikën kufitare të Morinës më 8 gusht.

Artin Korca në shkurtin e kaluar u shpall në kërkim  nga Interpoli në Kanada. Ai po përballet me një akuzë të shkallës së dytë për vrasje në lidhje me vdekjen e Gearárd Wright, 20 vjeç, në vitin 2019.

Wright, i cili u rrit në Edmonton, vdiq nga plagët e marra me thikë gjatë një sherri jashtë një ndërtese apartamentesh pranë 24 Avenue dhe 104 Street rreth orës 1:50 të mëngjesit më 20 janar 2019.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artin korca gearárd wright artin korca gearárd wright

Sondazh

Poll