Politike

‘Plan i bërë me kohë’, takimi 5 orë Meta- Berisha që ngacmoi egon e kryeministrit Rama (FOTO)

8 Qershor 2019, 18:39 Nga DOSJA

Kryeministri Edi Rama e quajti presidentin Ilir Meta sot një kokërr nga tespihet e Sali Berishës.

“E prisja edhe këtë. Ata kanë frikë të madhe dhe s’kanë faj. Këta janë kokrra të tespieve së Sali Berishës, Meta, Mona Luli, të gjithë këta. Do i shihni ku do përfundojnë…do i shihni si do të shpërbëhen këto kokrra.”-tha Rama.

Kjo deklaratë e kryeministrit është e para që vjen jashtë kuadrit institucional, pasi vetëm 2 netë më parë në Real Story, Rama tha se Meta ka mbajtur një qendrim institucional në këtë situatë.

Por duket se ky mendim është fashitur. Ai e lidhi direkt Metën me Berishën… por çfarë ndodhi një javë më parë?

Gazeta Tema, një javë më parë botoi foton e presidentit Ilir Meta duke drekuar, ndërkohë që krah tyre ndodheshin disa analistë.

Kjo foto, është një nga provat që duket se ka ngacmuar egon e shefit të qeverisë, që sot e konsideroi Metën një “kokërr tespije” që shumë shpejt do të shpërbëhet.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta shtyrja e zgjedhjeve lokale edi rama ilir meta shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll