Politike

Meta anuloi zgjedhjet, ish-kreu i KQZ Kume: Vendimi i drejtë, do sjellë pasoja pozitive

8 Qershor 2019, 18:15 Nga DOSJA
Meta anuloi zgjedhjet, ish-kreu i KQZ Kume: Vendimi i drejtë, do

TIRANË– Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume në një lidhje telefonike për Report Tv ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta shtyrjen e zgjedhjeve lokale. 

Sipas Kumes, veprimi i presidentit Meta ishte i drejtë dhe se do të sillte vetëm pasoja pozitive për vendin.

“Fakti që si rezultat i krizës politike jemi në kushtet kur procesi është shmangur nga parimet esenciale. Veprimi i Metës për mendimin tim është i mbështetur, në kuptimin që Presidenti i Republikës në mungesë të Kushtetueses, ka bërë detyrën për ruajtjen e Kushtetutës. Ka bërë një veprim në fund të fundit do të ketë vetëm pasoja pozitive. Ky dekret është normativ dhe nuk ankimohet tek Gjykata Administrative por vetëm tek Kushtetuesja. Në momentin që s’kemi kushtetuese, do të vihet në veprim menjëherë. Nuk mund të ketë zgjedhje si këto të 30 qershorit kur nuk ka garë,”– tha Kume. 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka anuluar sot zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Meta nuk ka dhënë një datë të re për këto zgjedhje. Shkak për këtë, është bërë sinjalizimi se protesta e opozitës do të jetë e dhunshme. Argumentet shtjerruese, thekson Meta do të bëhen publike ditën e hënë më 10 qershor.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kristaq kume shtyrja e zgjedhjeve lokale ilir meta kristaq kume shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll