Bota

Tentoi të korruptonte një polic me 10 euro, vihet në pranga një shtetas serb në Kosovë

23 Shtator 2021, 18:31 Nga DOSJA
Tentoi të korruptonte një polic me 10 euro, vihet në pranga

KOSOVË– Policia e Kosovës ka vënë në pranga një shtetas serb pasi tentoi të korruptonte një oficer policie me 10 euro.

Një qytetar deri sa ishte duke vozitur kamionin në qytetin e Ferizaj, është ndaluar Policia e Trafikut pasi e kishte përdorë telefonin gjatë ngasjes. Me të kërkuar dokumentet e automjetit dhe patentë shoferin, i dyshuari R.V, (1962), mashkull, shtetas i Serbisë, në vend se paraqes dokumentet e kërkuara, kishte nxjerr kartëmonedhën në vlerë prej 10 euro. Zyrtari policor i kishte tërhequr vërejtjen, duke kërkuar përsëri dokumentet e nevojshme, mirëpo i dyshuari prapë, së bashku me dokumente përsëri ua kishte ofruar kartëmonedhën e njëjtë prej dhjetë euro. Në këtë rast zyrtarët policorë e kishin urdhëruar të zbresë nga automjeti transportues, të njëjtin e kishin arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhënie të Ryshfetit” dhe pas deponimit në rajonin e policisë është lënë i lirë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohet nje serb ne kosove policia e kosoves arrestohet nje serb ne kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll