Bota

Deri kur do të durojmë dhunën e Albin Kurtit, Vuçiç nuk ‘përmbahet’ pas incidentit në veri dhe i drejtohet BE

23 Shtator 2021, 18:48 Nga DOSJA
Deri kur do të durojmë dhunën e Albin Kurtit, Vuçiç

SERBI- Vazhdon të jetë e tensionuar situata mes Kosovës dhe Serbisë. Në ditën e katërt të hyrjes në fuqi të reciprocitetit të targave, nga një media serbe qarkulloi lajmi që 3 banorë serbë të zonës janë dhunuar nga policia e Kosovës.

Por u deshën vetëm pak minuta që lajmi të përgënjeshtrohej nga policia e Kosovës, gjë që mesa duket ka ‘indinjuar; presidentit serb, Aleksandër Vuçiç pasi ai u shpreh i shqetësuar në lidhje me këtë lajm.

Siç transmetojnë mediat serbe, Vuçiç tha se është i shqetësuar, pasi ka marr informatën se pjesëtarët e Policisë së Kosovës, kanë rrahur tre serbë në afërsi të vendkalimit kufitar në Bërnjak.

“Është çështje për NATO-n dhe për BE-në pse e lejojnë atë. Ne u treguam atyre qartë se cilët janë kufijtë dhe deri në çfarë mase do të durojmë dhunën e Albin Kurtit dhe forcave të tij. Këtë e dinë evropianët dhe amerikanët, ne e kemi thënë me shumë saktësi. Dhe e kemi thënë shumë saktësisht se cilat janë lëvizjet tona dhe në çfarë radhe po shkojnë”, u tha Vuçiç gazetarëve pas samitit demografik në Budapest.

Ai gjithashtu theksoi se përpjekjet e reja për të rrezikuar ose përndjekur fizikisht serbët nuk do të ndodhin dhe theksoi se është mirë që ende vlen Marrëveshja e Brukselit dhe shtoi se nesër pret mbajtjen e takimit urgjent të Ekipit Drejtues rreth Bashkësisë së Komunave Serbe.

Lajmi kryesor/ Dita e KATËRT/ Vijon bllokada në veri të Kosovës, shtohet numri i kamionëve, mediat serbe: Policia e Kosoves ka dhunuar 3 persona! Ambasada Amerikane: Të ulen menjëherë tensionet

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic kosova vendos reciprocitetin me serbine albin kurti aleksander vucic kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll