Politike

VIDEO/ Basha bën thirrjen e fundit për qytetarët: Bashkohuni të rinj e të reja në orën 19:00

8 Qershor 2019, 10:53 Nga DOSJA
VIDEO/ Basha bën thirrjen e fundit për qytetarët: Bashkohuni

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lëshuar thirrjen e fundit, pak orë para se opozita të zhvillojë protestën e paralajmëruar në orë 19:00.

Kryedemokrati, ka publikuar një video mesazh në rrjetet sociale, ku iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në protestën e tetë kombëtare, për të rrëzuar qeverinë Rama.

“Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari. Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Asnjë hap pas!” 

Opozita zhvillon ditën e sotme protestën e 8-të kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. 1300 forca policie do të jenë në gatishmëri, si dhe autobotet me ujë për shpërndarjen e protestuesve nëse do të jetë e nevojshme. Nga ana tjetër ndërkombëtarët kanë bërë thirrje kundër përdorimit të dhunës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozitës 8 qershor 2019 lulzim basha protesta e opozitës 8 qershor 2019

Sondazh

Poll