Bota

Seanca ndaj Salih Mustafës, dëshmitari kontraditë me deklaratat: Ndoshta kam harru

23 Shtator 2021, 12:38 Nga DOSJA
Seanca ndaj Salih Mustafës, dëshmitari kontraditë me deklaratat:

HAGË- Dëshmitari kundër ish-kreut të UÇK-së Salih Mustafa ka dhënë deklarata të ndryshme nga deklaratat që ka dhënë në vitin 2006 për UNMIK-un. Në 2006-ën, ai tha se një prej personave që e kishte rrëmbyer në Zllashë, mbante të vendosur një maskë, ndërsa ditën e sotme ai tha se nuk kishte parë asnjë njëri me maskë në Zllashë. Pasi u pyet nga gjyqtarja Mappie Veldt-Foglia, në lidhje me kontraditat në deklaratat e tij, ai tha se kishte harruar.

Foglia: Ushtarët, a kishin maska, në vendin në Zllashë ku je mbajtur ti i ndaluar?

Dëshmitari: Jo

Foglia: Po ua bëjë këtë pyetje sepse në një moment të caktuar përpara UNMIK-ut në vitin 2006 juve thatë dhe do të ua jap përnjëherë referencën e deklaratës që kishit bërë, që kishte një person që kishte vënë një maskë që ua vendosi revolverin, pistoletën…Të lutëm a na shpjegon dot pse ke thënë atëherë, që se mban mend datën sigurisht, që kishte një person që kishte vesh maskën?

Dëshmitari: Nuk e mohoj ndoshta kam thënë por prapë po them nuk besoj që ka pasur maskë, nuk kam mundur me vërejt me maskë se nuk kam mundur me këqyr.

Foglia: Këtu unë jam për duke u përpjekur të kuptoj pse në atë periudhë kohe ti ke thënë që personi e kishte maskën, ndërkohë tani po thua ‘jo nuk mendoj që ky personi ka pasur të veshur maskën’. Pra e kuptoj përgjigjen që thua ‘tani unë mendoj që ai nuk e ka pasur maskën’ dhe pyetja ime është pse ke thënë ndryshe në 2006-ën përpara UNMIK-ut?

Dëshmitari: Kam harru, ndoshta kam thënë, por tash po them po mendoj tash nuk e kam parë me maskë.

Foglia: Ti the se pas një muaji e mësove se kish ishte personi përgjegjës atje, ndërkohë që përpara UNMIK-ut (2006) ke thënë që nuk e dije se kush ishte personi mbikëqyrës, a mund të na shpjegosh pak këtë gjë të lutëm?

Dëshmitari: Pas një muaji e kam vërtetuar se kush ishte ai personi që ka qenë kryesor aty.

Foglia: Por në 2006-ën ti ke thënë nuk e di se kush ishte kryesori atje. Pra pyetja ime është pse nuk e ke thënë atëherë ti që ke dëgjuar një muaj pasi u lirove nga aty kush ishte.

Dëshmitari: Ndoshta nuk kam thënë, nuk e di, kam harru çka kam thënë me të thënë të drejtën me më vet dje çka kam folur nuk e di çka, kush më ka vet aty ka 200 herë, ndoshta kam gabuar, nuk e mbaj mend, por pas një muaji e kam marrë vesh personin kush ka qenë ai.

Foglia: Zoti dëshmitar, në vitin 2006 ti ke thënë se nuk e dijë kush është personi, a do të thotë kjo se nuk po thoshe çdo gjë që dije rreth situatës në 2006 por duket ti e dije por u ke thënë atyre që nuk e dije, thjesht dua ta kuptoj pse ke thënë dy gjëra të ndryshme, sepse dikush, nuk po them që e them unë, por dikush mund të thotë që ti ke gënjyer pse nuk e ke thënë kush ishte personi në 2006-ën.

Dëshmitari: Nuk po them që nuk kam thënë, nuk e di, ndoshta kam harru me thënë drejtë, pastaj më ka ra mend që pas një muaji e kam mësuar, kjo është e vërteta.

Foglia: Mbase mos ke pasur frikë të thuash të vërtetën?

Dëshmitari: Jo nuk kam pasur nevojë me pas frikë, për çka, unë kam ardhur këtu me thënë të vërtetën jo me rrejt, nuk kam nevojë.

Foglia: A dihej publikisht se në Zllashë kishte një vend ku i dërgonin njerëzit aty për me i marrë në pyetje dhe me i mbajt të ndaluar aty, e dinin njerëzit?

Dëshmitari: Brenda asaj kohe nuk ka mundur me ditë askush.

LAJMI KRYESOR: Seanca e pestë e Salih Mustafës në gjyq, dëshmitari bie në kontradikt me deklaratat e tij, gjykatësja dyshon: Po ju pyes që të qartësoheni

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni kosova ne hage salih mustafa kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll

Bota 23 Shtator 2021, 10:04

FOTOT/Malet e Rugovës mbulohen nga dëbora

RUGOVË – Mesa duket dimri është më afër këtë vit e këtë e shohim në Kosovë ku pas Bajgorës ditën e djeshme, dëbora ka nisur të mbulojë dhe Rugovën, n...