Bota

Keqmenaxhim të pandemisë, PSD kallëzim penal ndaj Ministrit Vitia: Papërgjegjshmëria e tij ka pasoja të rënda

23 Shtator 2021, 09:24 Nga DOSJA
Keqmenaxhim të pandemisë, PSD kallëzim penal ndaj Ministrit

KOSOVË- Partia Socialdemokrate do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurori ndaj Ministrit të Shëndetësisë në Kosovë Arben Vitia. Telegrafi shkruan se kallëzimi penal do të dorëzohet në orën 13:00. PSD do të kallëzojë Vitian, pasi nuk ka marrë masa në lidhje me parandalimin e pandemisë.

Sot, me datën 23 shtator (e enjte), duke filluar nga ora 13:00, Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori, në lagjen Veternik”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj më parë me anë të një postimi në Facebook, ka paralajëmruar për kallëzimin penal.

“Arben Vitia ka kryer shkelje të rëndë. Papërgjegjësia e tij ka prodhuar pasoja të rënda dhe të pariparueshme. Bëhet fjalë për qindra jetë të humbura të qytetarëve të Kosovës”, shkruan Molliqaj.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arben vitia dardan molliqaj psd arben vitia dardan molliqaj psd

Sondazh

Poll

Bota 23 Shtator 2021, 10:04

FOTOT/Malet e Rugovës mbulohen nga dëbora

RUGOVË – Mesa duket dimri është më afër këtë vit e këtë e shohim në Kosovë ku pas Bajgorës ditën e djeshme, dëbora ka nisur të mbulojë dhe Rugovën, n...