Bota

Vendosja e reciprocitetit të targave, serbët vendosin inerte në pikat kufitare si barrikadë

23 Shtator 2021, 08:34 Nga DOSJA
Vendosja e reciprocitetit të targave, serbët vendosin inerte në

KOSOVË- Edhe pse situata në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit është e qetë, serbët kanë vendosur inerte. Telegrafi shkruan se banorët lokal serb kanë vendosur zhavorr, dhe inerte të ndryshme si barrikada për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se situata është pothuajse e njejtë, duke pasur pengesa nga të dyja anët.

“Situata është pothuajse e njëjtë. Ka pengesa në të dyja anët. Është tash edhe një pjesë me zhavorr që e kanë vendosur si pengesë. Situata është e qetë në përgjithësi dhe si çdo herë Policia e Kosovës po bën punën e saj në mënyrën më të mirë”, tha Kelani.

LAJMI KRYESOR: Dita e KATËRT/ Vijon bllokada në veri të Kosovës, serbët qëndrojnë në kufi pavarësisht shiut e temperaturave të ulëta, shtohet numri i kamionëve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni kosova vendos reciprocitetin me serbine kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll