Art&Argëtim

Bleona kryeson në listat ndërkombëtare, ‘Billboard’ shkruan për suksesin e saj

17 Shkurt 2019, 12:16 Nga DOSJA
Bleona kryeson në listat ndërkombëtare, ‘Billboard’

Bleona Qereti i është dedikuar me gjithçka karrierës së saj si këngëtare. Tepër ambicioze, ajo po shndërrohet në një nga këngëtaret e preferuara në skenat ndërkombëtare, kryesisht në Amerikë.

Pak kohë më parë, kënga e saj  “I Don’t Need Your Love” mori kryesimin në top-listën e ‘Billboard’ në zhanrin ‘dance club’, ndërsa revista e famshme i dedikoi një artikull suksesit të këngëtares. Ajo gjithashtu arriti në vendin e 3-të në 2015 me “Take You Over” dhe vendin e 12-të qershorin e kaluar me “Wicked Love”.

Bleona, në një prononcim për ‘Billboard’,  është shprehur se kjo këngë ka për një rëndësi të madhe dhe transmeton një mesazh për suksesin e femrave kudo në botë.

“Kjo këngë ka rëndësi shumë të madhe për mua, si një histori personale, diçka që e kam shkruar derisa kisha një dhimbje të madhe dhe nuk kisha zgjidhje tjetër, po ta shënoja dhimbjen time në muzikë. Besoj se shumë femra mbështeten te një mashkull për të marrë miratimin dhe shumë meshkuj mendojnë se femra nuk mund të ketë sukses pa mbështetjen e tyre. Prandaj, ‘I Don’t Need Your Love’ e dërgon pikërisht mesazhin që e thyen këtë model. Mendoj se fraza ‘Duket se mendove që do të rrëzohesha, por mallkuar, nuk më duhet dashuria jote’ e përmbledh thuajse të tërën”, -ka thënë Bleona.

‘I Don’t Need Your Love’ nga Bleona Qereti.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz #billboard #bleona qereti #mediat nderkombetare shkruajne per te #billboard #bleona qereti #mediat nderkombetare shkruajne per te

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Shkurt 2019, 11:01

Majk apo Capital T, kush ka ndryshuar më shumë?

Kur e mendon duket sikur ka qenë dje. Vitet kalojnë kaq shpejt dhe që nga viti 2012 kanë kaluar plot 7 vite. Mjaftueshëm për të ndryshuar Majk dhe Capital T.Të ...

Art&Argëtim 16 Shkurt 2019, 16:11

Rita Ora bie në kurth, humbet 3.4 milionë paund

Rita Ora ka pësuar humbje të madhe në llogarin e saj bankare. Ajo ka qënë pjesë e një kurthi ku përmes mashtrimit humbi 3.4 milonë paund.Këngëtarja është shfaqu...