Politike

Të dy të zymtë para kamerave! Rama takohet me presidentin turk Erdogan në SHBA, kryeministri: Fotoja e ditës!

22 Shtator 2021, 18:17 Nga DOSJA
Të dy të zymtë para kamerave! Rama takohet me presidentin turk

SHBA– Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një takim me me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Nju Jork, ku do të mbahet në Asamblenë e 76 -të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në pamjet e publikuara nga mediat turke, Rama dhe Erdogan nuk buzëqeshin për asnjë minutë para kamerave, ndërsa gjithashtu nuk është bërë me dije asnjë detaj nga takimi mes tyre. Ndërkohë që Rama, e ka shpërndarë foton me përshkrimin “Fotoja e ditës”, por nuk ka bërë me dije asnjë detaj nga takimi mes tyre. 

Më pas, presidenti turk Erdogan u takua me ish-presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç dhe ish-presidentin e Bullgarisë, Petar Stoyonov.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama recep tajip erdogan edi rama recep tajip erdogan

Sondazh

Poll