Politike

VIDEO-Dalin VKM-të! 3 mld lekë për rindërtimin! Fond donatorësh për dixhitalizimin e shërbimeve vendore, gati nisma e re

22 Shtator 2021, 14:24 Nga DOSJA
VIDEO-Dalin VKM-të! 3 mld lekë për rindërtimin! Fond

TIRANË– Publikohen vendimet e marra nga mbledhja e Këshillit të Ministrave gjatë ditës së sotme në Kryeministri. Zv.kryeministri, Arben Ahmetaj ka dalë një një deklaratë për mediat, pak pas mbledhjes, duke bërë me dije për gazetarët të gjitha vendimet e marra në mbledhje.

Zëvendësi i kryeministrit Edi Rama, e njëkohësisht edhe ministri për Rindërtimin, tha se bazuar edhe në programin e qeverisë, punët do të vijojnë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti që në shtator të 2022, duke bërë me dije se 3 mln euro i kanë kaluar Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Po ashtu Ahmetaj theksoi se janë kaluar tre marrëveshje prej 20 mln euro hua dhe 5.8 mln euro grant, të cilat do të shkojnë për rikonstruksionin e godinave të universiteteve publike, në kuadër të paktit për Universitetin. Po ashtu, ai shtoi se është firmosur edhe një marrëveshje për shpronësim në zonën e njohur si “5 maji”.


Pas tij, fjalën e mori ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila bëri me dije se sot kishin amenduar një VKM ekzistuese për mënyrën si menaxhohen mbetetjet që nga gjenerimi i tyre deri në pikën fundore. Ajo paralajmëroi se pushteti vendor do të duhet që të bëjë publike statistikat e mbetjeve në territorin, për të bërë të mundur edhe menaxhimin me të mirë të tyre.

Në fund, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi lajmëroi se Shqipëria, përmes një fondi të përbashkët mes disa donatorëve, duke përmendur BE-në, Suedinë dhe Zvicrën, paralajmëroi modernizimin e shërbimeve të qeverisjes vendore. Programi i nisur që prej vitit 2013, kësaj herë është “pagëzuar” me emrin ‘Start 3’.

Kjo ishte mbledhja e parë, ku ministrat kanë lajmëruar në një formë të re të gjitha vendimet e reja, duke dalë para mediave, ndërsa gjatë dy mandateve të parë, vendimet publikoheshin në faqen zyrtare të Kryeministrisë, çdo të mërkurë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike vkm 22 shtator 2021 vkm 22 shtator 2021

Sondazh

Poll