Politike

‘Tërmet, tërmet!’/ Me buzëqeshje para socialistëve, Gjiknuri rikthehet në Dibër, prezanton Ulsi Manjën si dre

22 Shtator 2021, 15:42 Nga DOSJA
‘Tërmet, tërmet!’/ Me buzëqeshje para

DIBËR– Sekretari i ri i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri është rikthyer në Dibër, qarku ku në vitin 2016 ishte i deleguari i socialistëve për të menaxhuar zgjedhjet loakale. Në takimin e sotëm, Gjiknuri shkoi “i veshur” me detyrën e re për të prezantuar edhe drejtuesin e ri të qarkut, i cili do të jetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

“Dibër, takim me strukturat e Partisë Socialiste ku prezantova Ulsi Manjën si drejtues Politik të Qarkut. Jam i bindur, që me pjekurinë dhe eksperiencën e tij, Ulsiu do dijë të udhëheqë Qarkun e Dibrës drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Rikthimi në Dibër është gjithnjë i veçantë. Ndjehem krenar që një angazhim e premtim i hershëm i yni për Rrugën e Arbrit po bëhet realitet ne sytë e çdo banori të Qarkut të Dibrës. Edhe në Dibër, riorganizimi i Partisë Socialiste në çdo strukturë është tepër i rëndësishëm për të dalë fitues në garën për zgjedhjet vendore të vitit 2023 dhe më tej ato parlamentare në 2025,”- shprehet Gjiknuri.

Por ishte pikërisht ky qark që vuri Gjiknurin në qendër të akuzave lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 184”. Në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, Gjiknuri zhvilloi një telefonatë me Ymer Lalën, që media e ka cilësuar si bosin e mafies.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike damian gjiknuri gjiknuri ne diber përgjimet e bild ymer lala damian gjiknuri gjiknuri ne diber përgjimet e bild ymer lala

Sondazh

Poll