Politike

Zbardhen diskutimet e Bashës me krerët e degëve të PD/ Në fokus ‘Reforma Territoriale’, porosia që u dha kryed

22 Shtator 2021, 15:19 Nga DOSJA
Zbardhen diskutimet e Bashës me krerët e degëve të PD/

TIRANË– Zbardhen detaje lidhur me takimet që kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike në zyrën e tij gjatë ditëve të fundit. Burime pranë PD-së bënë me dije se në mes të diskutimeve me të “besuarit”, Basha është konsultuar edhe për reformën territoriale, të cilën e konsideron si një nga prioritet e demokratëve në këtë sesion parlamentar.

Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët. Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Sot, në një intervistë televizive për “New24”, deputeti Enkelejd Alibeaj bëri me dije se PD-ka nisur punën duke u konsultuar me qytetarë dhe ekspertë dhe së shpejti do të vijë me propozimin e saj për ndryshimin e reformës. Nga ana tjetër, kryeministrit Edi Rama është shprehur i gatshëm për të diskutuar me opozitën për ndryshimin e reformës territorale. Në intervistën e tij të parë për mandatin e tretë, Rama tha se maxhoranca kërkonte më pak bashki, ndërsa e kundërta ndodh me opozitën, megjithatë u shpreh i hapur për diskutim. Ndërsa pak ditë më pas nga Kuvendi, kreu i qeverisë u shpreh qartë se reformat e parealizueshme me opozitën do t’i diskutojnë me qytetarët në formën e referendumeve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike basha takon kreret e degeve lulzim basha reforma territoriale basha takon kreret e degeve lulzim basha reforma territoriale

Sondazh

Poll