Bota

Ish-presidenti Trump padit mbesën e tij dhe New York Times, në librin e botuar prej tyre ai akuzohej për fshehje taksash dhe

22 Shtator 2021, 10:35 Nga DOSJA
Ish-presidenti Trump padit mbesën e tij dhe New York Times, në librin

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump po padit mbesën e tij dhe New York Times për një artikull të vitit 2018 që pretendonte se ai ishte përfshirë në “skema të dyshimta tatimore”.  Padia, e ngritur në Nju Jork, akuzon Mary Trump dhe gazetarët se janë “të angazhuar në një komplot tinëzar” për të marrë dokumente konfidenciale.

Sipas BBC, padia pretendon se Mary Trump, 56 vjeç, shkeli një marrëveshje që e ndalonte atë të zbulonte dokumentet. Ajo e zbuloi veten si burimi i historisë në një kujtim tregues në vitin 2020. Mary Trump, vajza e Fred Trump Jr, vëllait të madh të ish-presidentit i cili vdiq në 1981 në moshën 42 vjeçare, nuk ka komentuar ende mbi padinë.

Trump vazhdimisht ka hedhur poshtë pretendimet e bëra në librin e mbesës së tij, ‘Si e krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm në botë’ dhe paditi pa sukses në përpjekje për të bllokuar botimin e librit.

Të martën, një padi e ngritur në një gjykatë shtetërore akuzoi gazetarët e New York Times Susanne Craig, David Barstow dhe Russell Buettner se kishin kontaktuar dhe punuar me mbesën e Trump si pjesë e një “hakmarrje personale” kundër tij.

Një grup gazetarësh me New York Times, në mes të një kryqëzate të gjerë për të marrë regjistrat konfidencialë të taksave të Donald J Trump, kërkuan pareshtur mbesën e tij Mary dhe e bindën atë që të kontrabandonte të dhënat jashtë zyrës së avokatit të saj,” thuhet në padi.

Pretendohet se Trump “pësoi dëme të konsiderueshme” dhe deklaron se ai po kërkon kompensim prej jo më pak se 100 milion dollarë.

Një zëdhënëse e New York Times, Danielle Rhoades Ha, tha se mbulimi i gazetës mbi taksat e Trump “ndihmoi në informimin e qytetarëve përmes raportimit të përpiktë mbi një temë me interes të jashtëzakonshëm publik”, dhe se padia ishte “një përpjekje për të heshtur organizatat e pavarura të lajmeve”.

Vitin e kaluar, Mary Trump ngriti pasinë e saj duke akuzuar xhaxhain dhe dy anëtarë të familjes për mashtrim dhe komplot, duke pretenduar se presidenti i atëhershëm, motra e tij, Maryanne Trump Barry dhe vëllai Robert Trump, i cili vdiq gushtin e kaluar, e mashtruan atë mbi një trashëgimi të mundshme.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donald trump mbesa e donald trump donald trump mbesa e donald trump

Sondazh

Poll