Aktualitet

Transportonin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht dy persona në Lezhë

22 Shtator 2021, 06:54 Nga DOSJA
Transportonin lëndë drusore në mënyrë të

LEZHË– Policia e Lezhës ka ndërmarrë një aksion duke bllokuar dy automjete të cilat transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit të policisë, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar lëndët drusore tnë dy automjete dhe janë proceduar penalisht dy drejtuesit e tyre, M.G, 32 vjeç dhe P.GJ, 56 vjeç.

Materialet në ngarkim të tyre u janë referuar Prokurorisë së Lezhës për hetime dhe veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Bllokohen nga Policia, 2 automjete që transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Procedohen penalisht drejtuesit e mjeteve që po transportonin lëndën drusore.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, kanë konstatuar dhe ndaluar në vendet e quajtura “Ish-Uzina Rubik” dhe “Qafë Mollë”, Mirditë, 2 automjete që transportonin lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesit e këtyre mjeteve, shtetasit M. G. dhe P. Gj., po transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë proceduar penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit M. G., 32 vjeç dhe P. Gj., 56 vjeç, banues në Mirditë.

Materialet në ngarkim të tyre janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në lezhë policia e lezhes arrestohen dy persona në lezhë policia e lezhes

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2021, 19:32

GREQI– Motra e 21-vjeçarit Erdi Rushitaj, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik ka bërë me dije detaje të tjera. Në një intervistë për ...