MEGAOPERACION ndaj grupeve mafioze italiane/ Arrestohen 106 persona, të lidhur me Camorra, Casamonica! Pastruan më shumë se 1
21 Shtator 2021, 07:47Nga DOSJA
SPANJË– Operacionet e zhvilluara në qytetin Tenerife në ishujt Kanarie, në jug të Spanjës, kanë vënë në pranga dhjetra persona.
Autoritetet kanë zbuluar se janë arrestuar 106 persona të cilët janë përcaktuar se kanë lidhje me grupet mafioze italiane, si Casamonica, Camorra, Nuvoletta dhe Sacra Corona Unita dhe që kanë ndihmuar në pastrimin e më shumë se 10 milionë eurove në Spanjë. Emrat e personave që janë arrestuar nuk janë bërë të ditur për arsye sigurie.
Personat në fjalë, akuzohen për lidhje me organizatë kriminale, trafikim të drogës, pastrim të parave, falsifikim dokumentesh, kërcënim, shantazhe, rrëmbim të personit, plagosje dhe vjedhje. Policia ka bërë bllokimin e 118 llogarive bankare si dhe të mjeteve që ato përdornin për punët e jashtligjshme.
Zyrtarët e policisë theksuan se hetimet lidhur me grupet mafioze vazhdojnë që prej qershorit 2020 dhe se këto organizata kriminale përveç Spanjës dhe Italisë kanë pastruar para dhe kanë kryer mashtrime në mjedise virtuale në internet kryesisht në Gjermani, Irlandë, Lituani dhe Britani.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRITANI– Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace ka nisur një hetim për një shkelje të të dhënave që përfshin adresat e emailit të dhjetëra përkthyesve afganë ...
HOLLANDË– Holanda javën e kaluar lehtësoi kufizimet ndaj koronavirusit duke përfshirë fundin e distancës sociale, por mbeten në fuqi leja për bare, r...
KOSOVË– Besian Mustafa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i ka dhënë fund beqarisë.Me anë të një postimi në Facebook ai ka njoftuar se ...
KOSOVË- Serbët në veri të Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët për në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak në kufirin Kosovë-Sebi, duke kundërshtuar kësh...
KOSOVË- Pas vendimit të qeverisë së Kosovës i cili hyri në fuqi ditën e djeshme në lidhje me reciprocitetin e targave, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët...
KOSOVË– Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po bën gabim të madh me qëndrimin që po mban për &cced...
Shtetet e Bashkuara vazhduan të hënën të deportojnë emigrantë të tjerë nga Haiti drejt vendlindjes së tyre, ndërsa zyrtarët e lartë amerikanë paralajmëruan mijë...
AFGANISTAN– Një raport i ri i publikuar të hënën paralajmëroi se progresi për të drejtat e njeriut në Afganistan gjatë dy dekadave të fundit është në rrez...