Aktualitet

Kontrollet në Kakavije, denoncimi në Dosja.al: Drejtoresha i hoqi licensën kompanisë, ka marrë para nga konkurrentët (SHKE

20 Shtator 2021, 11:16 Nga DOSJA
Kontrollet në Kakavije, denoncimi në Dosja.al: Drejtoresha i hoqi

TIRANË– Drejtoresha e Agjensisë së Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tana Shtylla ka dërguar për inspektimin në pikën doganore të Kakavijës ditën e djeshme disa inspektorë. Një qytetar ka denoncuar për Dosja.al se gjatë kontrollit, është konstatuar se çdo gjë ishte shumë mirë por pavarësisht kësaj ajo ka vendosur që kamioni i subjektit të shoqërohet nga veterinerët dhe të mbahet një procesverbal nga ku do i hiqet licenca për 2 javë. Sipas qytetarit kjo është urdhëruar nga drejtoresha Tana Shtylla. Qytetari, i cili nuk kërkon të identifikohet, shton se inspektimi është bërë në ditën e diel ndërsa inspektorët kanë kaluar kompetencat pasi ky kontroll duhet të bëhej nga AKU, (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit).

DENONCIMI:

Me një akt të paprecedent “gjobëvënsi” Drejtoresha e Agjensisë së Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tana Shtylla jashtë cdo kompetence ligjore dhe në shkelje të hapur të kompetencave, shkon bën inspektim në pikën doganore të Kakavijës me objekt kontrolline subjektit “K****i shpk” , ku ndërkoh aty në pikën doganore, kryen funksionet Veterineri doganës, me varësi nga AKU !Sikur të mos mjaftojë kjo, pasi ka kostatuar që cdo gjë ka qen brenda rregullave të ligjit të veprimtarisë, kamioni i subjektit shoqërohet nga veterinerët në fermën “K****i shpk” dhe mbahet një procesverbal nga ku dhe i hiqet licensa për 2 javë ,e gjitha kjo se kështu ka urdhëruar Drejtoresha Tana Shtylla sipas inspektorve veterinar .Ditë e diel dhe pa urdhër pune inspektoret veterinar inspektojn në shkelje flagrante subjektin dhe marrin masë pezullim license, pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye, vetem dhe vetem se Drejtoresha ka marr “bakshishin ” nga konkurentët e subjektit dhe po çon porosinë deri në fund ! Ky është mandati Rama 3, gjobevënsi në mes të ditës me diell sepse Drejtoresha do të plotësoj orekset e saja financiare.

(f.g/a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kontrolli ne doganen e kakavijes tana shtylla kontrolli ne doganen e kakavijes tana shtylla

Sondazh

Poll