I bllokuar prej 6 ditësh brenda minierës së Bulqizës! Marrin FUND kërkimet, gjendet trupi i pajetë i minatorit Muharrem Pl
20 Shtator 2021, 06:12Nga DOSJA
BULQIZË– Ditën e sotme është gjetur trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku. Pas 6 ditësh i bllokuar nga masivi i mineralit, forcat e shpejta dhe minatorët kanë mundur të gjejnë trupin e pajetë të Plakut. Muharrem Plaku u bllokua në një prej galerive të kromit pas shembjes së një masivi minerali. 60-vjeçari punonte si zjarrmëtar në firmën ‘KADURTEX’ të vëllezërve Duriçi.
Galeria në fjalë është e subjektit minerar KADURTEX sh.p.k. Kapllan Durici rezulton të jetë administrator i kompanisë me bashkëpronarë vëllezërit e tij, Myfit dhe Ilber Duriçi. Jashtë galerisë minatorin e priste i biri me zemër në dorë mirëpo sot pritja për të mori fund.
Trupi i minatorit është dërguar pranë familjarëve të tij për të kryer ceremoninë mortore. Për vdekjen e minatorit janë shoqëruar në komisariat Inxhinieri teknik Saba Hasani si dhe përgjegjësi i punimeve të galerisë Veli Losha, ku ndodhi aksidenti. Prokuroria e Dibrës ka nisur hetimet për shkaqet e vdekjes së minatorit Muharrem Plaku në minierën e Bulqizës, trupi i pajetë i të cilit u nxor nga galeritë mëngjesin e sotëm pas 6 ditë kërkimesh. Mësohet se hetimi është përqëndruar në dy pista, vdekje nga asfiksia dhe vdekja si pasojë e rënies së masivit shkëmbor.
Shembja e galerisë ndodhi më 15 shtator e prej për afro 5 ditë u punua për gjetjen e minatorit Plaku. Grupet e avari-shpëtimit dhe minatorët nisën gërrmimet për gjetjen e minatorit, ditë dhe natë. Autoriteti Kombëtar i Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera raportuan pas se shembja ka qenë pingule në një gjatësi mbi 25 metra.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BULQIZË– Muharrem Plaku tentoi që të fshihej në një boshëllëk për të shpëtuar jetën e tij, në momentin që u shemb masivi mineral. Mirëpo dhe kjo lëvi...
KUKËS-Reshje të shumta shiu kanë rënë ditën e sotme në qytetin e Kukësit. Mësohet se reshjet e shumta që kanë rënë, kanë përmbytur komplet rrugët e qytetit...
DIBËR– Babë e bir, Eduart dhe Erald Nuredini janë arrestuar nga policia pasi kanë paraqitur formularë vaksinimi me të dhëna të falsifikuara, me qëlli...
TIRANË- Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka paraqitur paraditen e të hënës të dhënat e zbuluara nga një studim i bërë nga Qendra Kërkimore e Imunologjisë...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vendin tonë. Dosja.al ka në faqe kryesore gjetjen e trupit të pajetë të minatorit, Muharrem...