Aktualitet

18-vjeçari TMERRON qytetarët në Golem, thirrja me autoparlant: Dilni jashtë, tërmet 8 ballë!

20 Shtator 2021, 07:35 Nga DOSJA
18-vjeçari TMERRON qytetarët në Golem, thirrja me autoparlant:

TIRANË– Një 18-vjeçar është ndaluar në flagrancë nga policia pasi po përhapte panik te qytetarët. I riu me inicialet G.A, mbrëmjen e djeshme po bënte thirrje me autoparlant për tërmet 8 ballë. ‘Dilni jashtë, tërmet 8 ballë’ ishte thirrja që tmerroi banorët duke bërë që të lajmëronin policinë.

NJOFTIMI:

Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 18-vjecari ne golem alarm per termet 18-vjecari ne golem alarm per termet

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shtator 2021, 17:14

DURRËS– Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të Thumanës, ku tre makina janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën. Shkak për aks...