TRAGJEDIA në familjen Rrasa, fqinjët: Gruaja mori djalin 5 ditë më parë, u largua te prindërit e saj, nga ekonomia nuk ish
20 Shtator 2021, 08:22Nga DOSJA
LUSHNJE– Tragjedia në familjen Rrasa në Lushnje la jetim djalin e tyre të vetëm. Fqinjët kanë treguar se çifti kishin mosmarrëveshje mes tyre për çështje ekonomike. Ditët e fundit nuk ishin në gjendje të mirë ka treguar e afërmja e tyre, duke shtuar se para 5 ditësh gruaja kishte marrë djalin dhe kishte ikur nga banesa.
“Gruaja para 5 ditësh iku me djalin te prindërit e vet. Burri punonte, pastronte në komunë. Ne e kemi tonin dhe nuk kemi dëgjuar diçka. Nga ekonomia nuk kanë qenë mirë, se ka vuajtur dhe me nënën, por nuk ka pasur probleme me nusen”, tha një e afërme. “Këto 3-4 ditët e fundit nuk ka qenë në gjendje, nuk ka qenë mirë”, ngre dyshime një fqinje tjetër e familjes Rrasa. “Burri im me atë ishte kushëri. Ne si kushërinj nuk dinim gjë për konflikte. Burri pastronte në komunë, s’kemi dëgjuar gjë as për depresion. Nga ekonomia s’ka qenë mirë, as shtëpi s’ka, siç e shikoni edhe vetë, por me nusen s’ka pasur.
Dy ditë më parë Hekuran Rrasa qëlloi për vdekje gruan e tij Fëllënxa Rrasa dhe më pas vrau veten. Ata kanë lënë pas vetëm një fjalë, Leonard Rrasa, 21 vjeç.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka paraqitur paraditen e të hënës të dhënat e zbuluara nga një studim i bërë nga Qendra Kërkimore e Imunologjisë...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vendin tonë. Dosja.al ka në faqe kryesore gjetjen e trupit të pajetë të minatorit, Muharrem...
SUEDI– Shqipëria po futet në vendet me rrezik të lartë nga Covid. Pas SHBA-së dhe Gjermanisë tashmë qeveria suedeze ka vendosur që ta vendosë Shqipërinë n...
TIRANË– Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët dhe me reshje në disa zona. Sipas Meteo...
SHQIPËRI– Situata e epidemisë Covid-19 në Shqipëri duket se ka hyrë në një pikë kritike.Nga njëra anë ekspertët e shëndetësisë apelojnë për t’u vaksi...
Aktualitet19 Shtator 2021, 17:14
DURRËS– Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të Thumanës, ku tre makina janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën. Shkak për aks...