Babë e bir paraqesin formularë vaksinimi me të dhëna të falsifikuara! Tentuan të kalonin drejt Maqedonisë së Veriut, arr
20 Shtator 2021, 09:12Nga DOSJA
DIBËR– Babë e bir, Eduart dhe Erald Nuredini janë arrestuar nga policia pasi kanë paraqitur formularë vaksinimi me të dhëna të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit. Policia raporton se babë e bir, banues në Peshkopi gjatë verifikimit të dokumentave në lidhje me masat anti-covid, dhe kufizimet që zbatohen gjatë udhëtimit për kalimin e kufirit, iu kanë paraqitur shërbimeve të Policisë në PKK Bllatë, formularë vaksinimi me të dhëna të rreme e të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Paraqitën formularë vaksinimi me të dhëna të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit, arrestohen nga Policia 2 shtetas (babë e bir) Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Pikës së Kalimit Kufitarë Bllatë, arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 47 vjeç; E. N., 24 vjeç, (babë e bir), banues në Peshkopi. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë verifikimit të dokumentave në lidhje me masat anti-covid, dhe kufizimet që zbatohen gjatë udhëtimit për kalimin e kufirit, shtetasit e lartëpërmendur iu kanë paraqitur shërbimeve të Policisë në PKK Bllatë, formularë vaksinimi me të dhëna të rreme e të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka paraqitur paraditen e të hënës të dhënat e zbuluara nga një studim i bërë nga Qendra Kërkimore e Imunologjisë...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vendin tonë. Dosja.al ka në faqe kryesore gjetjen e trupit të pajetë të minatorit, Muharrem...
SUEDI– Shqipëria po futet në vendet me rrezik të lartë nga Covid. Pas SHBA-së dhe Gjermanisë tashmë qeveria suedeze ka vendosur që ta vendosë Shqipërinë n...
TIRANË– Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët dhe me reshje në disa zona. Sipas Meteo...
SHQIPËRI– Situata e epidemisë Covid-19 në Shqipëri duket se ka hyrë në një pikë kritike.Nga njëra anë ekspertët e shëndetësisë apelojnë për t’u vaksi...