Suedia heq Shqipërinë nga lista e ‘vendeve të sigurta’! Qeveria miraton vendimin: Nga sot, ndalohen udhëtimet jo esencia
20 Shtator 2021, 05:47Nga DOSJA
SUEDI– Shqipëria po futet në vendet me rrezik të lartë nga Covid. Pas SHBA-së dhe Gjermanisë tashmë qeveria suedeze ka vendosur që ta vendosë Shqipërinë në listën e shteteve me rrezik të lartë nga Covid.
Suedia është vendi i radhës që ka miratuar ndryshimet e reja të përkohshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku duke filluar nga dita e hënë, qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Suedisë do t’u ndalohet hyrja në vend për qëllime jo esenciale.
Bashkë me Shqipërinë, hyrja u është ndaluar edhe vendeve si, Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Japonia e Brunei të cilat janë hequr nga lista e ‘vendeve të sigurta’.
“Qeveria ka vendosur që Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia të hiqen nga lista e vendeve të ‘sigurta’ dhe banorëve të këtyre vendeve iu ndalohet i hyrja, përveç atyre që banojnë atje. Vendimi zbatohet që nga 20 shtatori. Këto ndryshime janë rezultat i një përditësimi të rekomandimeve të BE -së në lidhje me udhëtimin në BE të miratuar më 9 shtator 2021, bazuar në informacionin nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC)”, bën me dije qeveria suedeze në vendimin e saj. (VENDIMI)
TIRANË– Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët dhe me reshje në disa zona. Sipas Meteo...
SHQIPËRI– Situata e epidemisë Covid-19 në Shqipëri duket se ka hyrë në një pikë kritike.Nga njëra anë ekspertët e shëndetësisë apelojnë për t’u vaksi...
Aktualitet19 Shtator 2021, 17:14
DURRËS– Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të Thumanës, ku tre makina janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën. Shkak për aks...
TIRANË– Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar aksionin e radhës! Në një komunikim me mediat, AMT ka bërë me dije se nesër në orën 11:00, do të ...
TIRANË– 6 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije kanë ndërruar je...
TIRANË– Policia e Shtetit, në kuadër të parandalimit të aksidenteve, ka prangosur 9 drejtues mjetesh. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë pezull...
TIRANË– Ndahet nga jeta aktori dhe ish-zyrtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Dashi, i cili prej më shumë se një viti jetonte në Afrikë me ...