Art&Argëtim

Jennifer Aniston flet për romancën, “kushti” që duhet të plotësojë i dashuri i saj i radhës

19 Shtator 2021, 20:53 Nga DOSJA

SHBA– Jennifer Aniston shpreson që personi i radhës me të cilin do të krijojë marrdhënie të mos bëjë të njëjtën punë si ajo. Mediat rozë shkruajnë se ylli i “The Morning Show” foli në një emision për romacën, teksa promovonte sezonin e ri të serialit të saj. Ajo komentoi mbi funksionimin e marrdhënies mes një personi të famshëm dhe një personi të thjeshtë.

“Sigurisht që mund të funksionojë, është dicka që ka ndodhur edhe më parë. Pikërisht për një gjë të tillë po shpresoj, nuk është e domosdoshme që partneri i ardhshëm të jetë pjesë e industrisë,” është shprehur Aniston.

Ajo ka thënë më herët se aplikacionet e njohjeve nuk janë në preferencat e saj, ndaj do t’ja lërë në dorë ‘mënyrave të vjetra’ këtë gjë.

“Do t’u qëndroj mënyrave normale të njohjeve, të llojit kur dikush të kërkon të dalësh me të, jo përmes një ekrani. Kjo është ajo që preferoj,”- ka shtuar ylli i “friends”.

Jennifer Aniston dhe Brad PittJennifer Aniston ka qenë më parë e martuar me Brad Pitt, ndarja e të cilëve bëri bujë dhe më pas me Justin Theroux, me të cilin u divorcua në shkurt të 2018.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz jennifer aniston jennifer aniston

Sondazh

Poll