Art&Argëtim

‘Pse po ecni kaq shpejt’, publikohen pamjet e arrestimit të bashkëshortit të Angela Martinit gjatë pushimeve në

18 Shtator 2021, 14:35 Nga DOSJA
‘Pse po ecni kaq shpejt’, publikohen pamjet e arrestimit të

GREQI- Bashkëshorti i modeles Angela Martini, Dragos Savulescu në muajin gusht ra në prangat e policisë greke pasi ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti i lëshuar nga autoritetet rumune.

Edhe pse ai u lirua 24 orë më pas, në rrjetet sociale janë publikuar momentet e arrestimit të tij, ku çifti ndodhet në një makinë policie e cila ecën me shpejtësi të madhe. Gjatë pak sekondave të videos dëgjohet Angela Martini duke bërtitur ‘Pse po ecni kështu’

Biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali. Gjykata italiane e mori vendimin për Dragos Savulescu-n, pavarësisht çdo pretendimi nga autoritetet rumune.

Ditë më parë çifti i famshëm kanë zbuluar se Dragos ka fituar përfundimisht pafajësinë në Greqi dhe se gjykata greke ka bllokuar përpjekjen e Rumanisë për ekstradimin e Dragos. Vendimi shënon herën e dytë që një gjykatë europiane ka refuzuar një kërkesë ekstradimi për të.

Gjykata e Apelit e Egje-së në Syros doli në krah të Savulescu, duke rënë dakord se Rumania nuk kishte fuqi të detyronte ekstradimin e tij nga Greqia dhe urdhëroi pushimin e menjëhershëm të urdhër arrestit rumun.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz angela martini angela martini

Sondazh

Poll