Art&Argëtim

“Nicki Minaj më tha të vërtetën! Fauci më gënjeu!”, protestuesit mbështesin skepticizmin e artistes për vaks

18 Shtator 2021, 16:45 Nga DOSJA
“Nicki Minaj më tha të vërtetën! Fauci më

SHBA – Të frymëzuar nga deklarata e fundit e këngëtares dhe reperes Nicki Minaj mbi vaksinat COVID-19, protestuesit u mblodhën të mërkurën jashtë selisë së “Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” (CDC) në Atlanta.

Video tregon protestuesit me maska dhe të veshur me doreza të mbledhur jashtë zyrës së agjencisë me megafonë dhe pankarta. “Nicki Minaj më tha të vërtetën! Fauci më gënjeu! Ti e di që Fauci na ka gënjyer!“, dëgjohet grupi duke bërtitur.

Protestuesit po i referoheshin deklaratës së Minaj të hënën, e cila ka qenë subjekt polemikash për pretendimin se shoku i kushëririt të saj përjetoi ënjtje të testikujve dhe u bë impotent pasi u vaksinua.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz protestuesist mbeshtesin nicki minaj protestuesist mbeshtesin nicki minaj

Sondazh

Poll