Art&Argëtim

FOTO/ Koncerti në Shqipëri, Ermal Meta ndez skenën në stadiumin Air Albania

17 Shtator 2021, 19:04 Nga DOSJA
FOTO/ Koncerti në Shqipëri, Ermal Meta ndez skenën në

TIRANË- Këngëtari me orgjinë shqiptare Ermal Meta ka ndezur skenën në koncertin që po mbahet në stadiumin Air Albania mbrëmjen e sotme. Ermal Meta ka nisur të këndojë pas këngëtares Elhaida Dani.

Meta fillimisht e nisi koncertin e tij me kengë italiane, ndërkohë që më vonë pritet të këndojë edhe në gjuhen shqipe. Në fotot e siguruara nga Dosja.al, shihet Meta, i cili po këndon para njerëzve, të cilët e dëgjojnë me ëndje dhe dashamirësi. Stadiumi Air Albania është mbushur me njerëz vetëm në 30% të kapacitetit të tij, ndërkohë që për njerëzit, në mënyrë që të respektohen masat anti-Covid, janë vendosur karrige. Ai pritet që të këndojë rreth 65 këngë sot.

Ermal Meta do të qëndrojë në Shqipëri për një javë rresht, ku do të vizitojë vendin nga Saranda deri në veri. Ditën e sotme Meta është takuar edhe me Krueministrin Edi Rama në zyrën e tij ku dhe kanë zhvilluar një bisedë së bashku.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz elhaida dani ermal meta elhaida dani ermal meta

Sondazh

Poll