Ekonomi

Puset që rrezikojnë jetë në Patos/ Gropat me hidrokarbure, rrezik për njerëzit, mjedisin dhe zjarret

19 Shtator 2021, 19:04 Nga DOSJA
Puset që rrezikojnë jetë në Patos/ Gropat me hidrokarbure,

Mbetjet hidrokarbure që grumbullohen në gropat e serës pranë puseve të naftës janë ndotësi kryesor i ajrit, por edhe rrezik i përhershëm për rënien e zjarreve. Pusi 2248 në sektorin e 6 të ndërmarrjes prodhim Patos është një prej puseve të ‘fondit të ndalur’ me rrezikshmëri të madhe mjedisore.

Sera e grumbulluar në gropën ekologjike të këtij pusi, nëpërmjet rrëkeve të naftës shkon në tokat bujqësore e më pas në përrenj. Vetëm pak ditë më parë në fshatin Sheqishte u dogj gropa ekologjike e një pusi të ‘fondit të ndaluar’, e cila shkaktori ndotje të madhe mjedisore.

Sipas banorëve gjendje e puseve të naftës në fshatrat Kuqar dhe Zhrrës është një katastrofë ekologjike. Në sektorin e gjashtë të ndërmarrjes së prodhim Patosit janë 167 puse të ‘fondit të ndaluar’ ndërkohë që në pronësi të kompanisë ‘Albpetrol’ janë 182 puse nafte.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale gropat me hidrokarbure gropat me hidrokarbure

Sondazh

Poll

Ekonomi 17 Shtator 2021, 05:45

Shqiptarët mbajnë 4.9 miliardë euro në banka

Depozitat në euro në sektorin bankar shqiptar arritën në 4.9 miliardë euro në fund të muajit korrik.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat në mo...