Ekonomi

Pas goditjes së pësuar nga pandemia rriten ndjeshëm shërbimet, katërfishohet aktiviteti i hoteleve

17 Shtator 2021, 08:00 Nga DOSJA
Pas goditjes së pësuar nga pandemia rriten ndjeshëm

Aktiviteti i shërbimeve e ka marrë veten në tremujorin e dytë të këtij viti, pas goditjes që pësoi nga pandemia.

Sipas INSTAT, Treguesit tremujorë mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Bar-Restorante; Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi, shënuan rritje dyshifrore në tremujorin e dytë 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një përmirësim kanë raportuar sidomos aktiviteti i hoteleve, që ishte më i prekuri nga karantina e vitit të kaluar dhe kufizimi i udhëtimeve e mosardhjes së turistëve nga Europa Perëndimore e Lindore.

Edhe aktiviteti i bareve e restoranteve është zgjeruar me 82%. Në katërfishim ishte dhe aktiviteti i agjencive të udhëtimit, i cili pothuajse u pezullua gjatë karantinës së një viti më parë.

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, në tremujorin e dytë 2021, paraqiten si më poshtë:

-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 16,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2020;
-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2020;
-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 19,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2020.
Transport, Magazinim dhe Postë

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e dytë 2021, paraqiten si më poshtë:

-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 63,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2020;
-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,5%, krahasuar me tremujorin e dytë 2020;
-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2020.
Hotelet pothuajse katërfishojnë aktivitetin

Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e dytë 2021, paraqiten si më poshtë:

-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje me rreth 3,6 herë, krahasuar me tremujorin e dytë 2020;
-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 44,6%, krahasuar me tremujorin e dytë 2020;
-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 68,9%, krahasuar me tremujorin e dytë 2020.
Bar, Restorante rriten me 82%

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e dytë 2021, paraqiten si më poshtë:

-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 82,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2020;
-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 10,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2020;
-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 5,5%, krahasuar me tremujorin e dytë 2020.
Agjencitë e udhëtimit, rritje e ndjeshme

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e dytë 2021, paraqiten si më poshtë:

-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje me rreth 4,0 herë, krahasuar me tremujorin e dytë 2020;
-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 17,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2020;
-Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 4,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2020.
Informacion dhe Komunikacion

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimi Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e dytë 2021, paraqiten më poshtë:

-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 26,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2020;
-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 21,9%, krahasuar me tremujorin e dytë 2020;
-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 33,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2020./Marrë nga Monitor.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi rritet aktiviteti i sherbimeve rritet aktiviteti i sherbimeve

Sondazh

Poll

Ekonomi 17 Shtator 2021, 05:45

Shqiptarët mbajnë 4.9 miliardë euro në banka

Depozitat në euro në sektorin bankar shqiptar arritën në 4.9 miliardë euro në fund të muajit korrik.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat në mo...