Ekonomi

Financat zgjedhin këshilltarët për emetimin e Eurobondit të ri

17 Shtator 2021, 05:10 Nga DOSJA
Financat zgjedhin këshilltarët për emetimin e Eurobondit të

Pas dy dështimesh të njëpasnjëshme, Ministria e Financave shpalli fituese të garës për përzgjedhjen e këshilltarëve që do të udhëheqin emetimin e Eurobondit të radhës me vlerë rreth 500 milionë euro bankat “JP Morgan”, “Societe Generale”, “Banca IMI” dhe “OTP”, njoftoi Ministria e Financave.

Aktorët financiar ndërkombëtarë u përzgjodhën si bashkë-rregullues kryesorë (Joint Lead Managers) për të drejtuar procesin e emetimit në tregun ndërkombëtar të një Eurobondi me vlerë 500 milionë euro në fillim të vitit 2022.

Nga data 7 deri në 15 Shtator 2021, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë u shqyrtuan propozimet e paraqitura nga bankat për emetimin nga Republika e Shqipërisë të Eurobondit në tregun ndërkombëtar.

Ministria e Financave sqaroi se vlerësimi i propozimeve u bë mbi bazën e kritereve te mëposhtme:

Sipas Ministrisë së Financave bankat menaxhuese, që do të udhëheqin procesin, do të jenë përgjegjëse për emetimin në tregjet e kapitalit të eurobondit. Këto të fundit do të jenë përgjegjëse gjithashtu për përgatitjen e transaksionit dhe rekomandimet, si dhe për strategjinë e marketingut dhe shpërndarjen. Këtë herë do të kërkohet një eurobond me vlerë 500 milionë euro por do të tentohet që afati i maturimit të jetë mes 7-10 vite.

Ky është Erobondi i dytë radhazi që emetohet gjatë pandemisë, pas atij të vitit të kaluar me një vlerë 650 milionë euro me një interes 3,6% dhe periudhe maturimi 7 vite dhe i pesti ne të gjithë historinë e emetimit.

Shqipëria do të jetë prezentë më Eurobond në vijimësi në tregjet ndërkombëtare për arsye të rifinancimit të mëparshëm të këtyre instrumenteve.

Eurobondi 650 milionë euro i vitit të kaluar shërbeu për rifinancimin e 250 milion euro të Eurobondit 2015 dhe detyrimeve të tjera në valutë, si edhe për të përmbushur nevojat buxhetore të planifikuara për vitin 2020.

Ministria e Financave vlerësoi se huamarrja nëpërmjet instrumentit të Eurobond-it, është një ndër alternativat e përshtatshme për sigurimin e financimit nga tregjet ndërkombëtare. Për të ulur ekspozimin në valutën Euro mund të konsiderohet në vitet e ardhshme një emetim i mundshëm në USD (emetimet në këtë monedhë kanë patur një kërkesë më të lartë në vitin 2020). Sipas Ministrisë së Financave kjo do të diversifikonte portofolin e instrumenteve, do të ulte riskun e kursit të këmbimit./MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi

Sondazh

Poll