Ekonomi

Ndal rritjes së borxhit publik! Ekspertët: Ekzistojnë mënyra efektive për ta ulur

19 Shtator 2021, 18:58 Nga DOSJA
Ndal rritjes së borxhit publik! Ekspertët: Ekzistojnë mënyra

Shqipëria ka arritur në nivele historike të borxhit publik. Dy fatkeqësitë natyrore, si tërmeti dhe pandemia kanë ndikuar ndjeshëm në përkeqësimin e këtij indikatori. Në fund të 2020-ës, të dhënat tregojnë se borxhi publik arriti në rreth 77.8% të Prodhimit Kombëtar, ndërsa në fund të këtij viti parashikohet të arrijë në 80%. Ministria e Financave ka bërë publike planet e saj për të marrë edhe 500 milionë euro të tjera, ku një pjesë e tyre do të shkojë për shlyerjen e eurobondit të 2020-ës.

Ky ritëm i rritjes së borxhit duhet të ndalojë sipas ekspertit Ceko, ndryshe pasojat mund të jenë të mëdha:

“Në pesë vitet e fundit borxhi është rritur me diku tek 3 mld lekë. Kjo duhet të ndalojë. Shqipëria nuk ka luksin të marrë borxh, sepse edhe borxhin e brendshëm e ka të tmerrshëm. I detyrohet shumë para edhe qytetarëve të saj, para që mund të ishin investuar në ekonomi”.

Ndërkohë në prezantimin e programit qeverisës, kryeministri u shpreh se borxhi publik do të ulet në 60%. Sipas ekspertit Ceko premtimi i Ramës nuk është realist. Nga njëra anë për të arritur objektivin qeveria ka ulur shpenzimet publike, por sipas ekspertit Ceko ka edhe një mënyrë tjetër më efektive:

“Duhet që kompanitë shqiptare të gjejnë avantazhin konkurrues në tregjet ndërkombëtare. Është e vetmja mënyrë, që vendi ynë të ndërtojë një ekonomi të fortë dhe solide”.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi borxhi publik borxhi publik i shqipërisë borxhi publik borxhi publik i shqipërisë

Sondazh

Poll

Ekonomi 17 Shtator 2021, 05:45

Shqiptarët mbajnë 4.9 miliardë euro në banka

Depozitat në euro në sektorin bankar shqiptar arritën në 4.9 miliardë euro në fund të muajit korrik.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat në mo...