Bota

FOTO/ Bllokimi i Melburn, australianët shpërthejnë në protesta, 235 persona të arrestuar

19 Shtator 2021, 12:20 Nga DOSJA
FOTO/ Bllokimi i Melburn, australianët shpërthejnë në

AUSTRALI- Protesta të shumta kanë përfshirë Australinë, teksa vendi bllokoi Melburn, për shkak të rasteve të shumta me Covid. CNN shkruan se gjatë protestave të shumta, janë arrestuar 235 persona, ndërkohë që 10 oficer policie u plagosën. Protestuesit ishin kundër masave të marra për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Sipas mediave të huaja, kjo ka qenë një nga protestat më të dhunshme dhe të mëdha në Australi. Për të ndaluar përshkallzimin e dhunës, u vendosën rreth 2 mijë oficerë policie në Melburn.

“Ajo që pamë sot ishte një grup protestuesish që u mblodhën, jo për të protestuar për liritë, por thjesht për të marrë dhe për të luftuar me policinë. Kjo që pamë janë njerëz të zemëruar, të rinj agresivë, ata duhej të luftonin policinë për të mos protestuar për lirinë,” tha kreu i policisë, Mark Galliott.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Australi janë regjistruar 85,648 persona me Covid, ndërsa të tjerë 1,162 kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mark galliott protesta ne australi mark galliott protesta ne australi

Sondazh

Poll

Bota 19 Shtator 2021, 11:17

Ëndrrat e varrosura të vrapueses afgane

AFGANISTAN- Një vrapuese në Afganistan thotë se uniformat që ajo dhe gratë e tjera sportiste kanë veshur në garat vendore dhe ndërkombëtare, kanë mbuluar plotës...