Bota

Osmani niset për në SHBA, e shoqëruar nga Ministrja e Jashtme, presidentja e Kosovës do të marrë pjesë në Asamblenë e O

19 Shtator 2021, 08:38 Nga DOSJA
Osmani niset për në SHBA, e shoqëruar nga Ministrja e Jashtme,

SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nisur për në New York së bashku me Ministren e Jashtme Donika Gërvalla. Gazeta Ekspress shkruan se Osmani do të ketë një sërë takimesh në New York me Kryeministra, Presidentë si dhe Ministrja të Jashtëm. Ajo në New York, gjthashtu do të takojë edhe mërgatën shqiptare si dhe figurat që kanë mbështetur rrugën e Kosovës drejt pavarësisë. Gjthashtu është bërë me dije se Presidentja do të mbajë një ligjëratë në Universitetin Columbia.

“Në margjina të sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA) në Neë York, Presidentja Osmani do të ketë një sërë takimesh me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm.

Presidentja Osmani, poashtu do të ketë takim edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë, si dhe me figura politike që kanë mbështetur rrugën e Kosovës për pavarësi dhe shtetndërtim. Ndërkaq në Universitetin Columbia, Presidentja do ta ketë një ligjëratë dhe diskutim. Takimet do të jenë në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni donika gërvalla osmani ne new york vjosa osmani donika gërvalla osmani ne new york vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 18 Shtator 2021, 21:04

Armët ilegale që po kërcënojnë sigurinë

KOSOVË– Nga viti 2016 e deri në muajin gusht të vitit 2021, në Kosovë kanë ndodhur 154 vrasje. Viti më i përgjakshëm ishte viti 2018, kur kishin ndod...