Art&Argëtim

“Bebi” i Lil Nas X është këtu, artisti ndan momente nga salla e lindjes por fëmijë të tillë nuk keni parë kurrë

17 Shtator 2021, 19:01 Nga DOSJA
“Bebi” i Lil Nas X është këtu, artisti ndan momente

SHBA – Lil Nas X sapo ka “sjellë në jetë” albumin e tij debutues, Montero. Artisti 22-vjeçar doli në mediat sociale për të ndarë lajmin e “foshnjës” së tij të re me një video gallatë që e shfaqte atë duke lindur albumin në një sallë materniteti.

Në video, Lil Nas X dërgohet në dhomën e tij të spitalit ku ndihmohet nga dy infermierë të cilët e udhëzojnë të shtyjë, dhe më në fund ai lind “Monteron”, albumin, të cilin më pas mban me dashuri në krahët e tij. “Që tani arrij ta shikoj vogëlushin tim të nominuar për GRAMMY,” u thotë Lil Nas X mamive me një buzëqeshje krenare.

 

 

A post shared by MONTERO (@lilnasx)

Pak para momentit epik, ai ndau një video në të cilën tha se do të lindte pasi zbuloi se “kishte kontraktime”. Në video, Lil Nas X përkëdhel barkun e tij para se të nisej në spital për të lindur “foshnjën Montero”. “BABY MONTERO sapo lindi ?,” shkroi ai mbi ai, duke kërcyer në shtratin e spitalit.

(m.k/dosja.al)

 

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz lil nas x njofton daljen e albumit te ri lil nas x njofton daljen e albumit te ri

Sondazh

Poll