Bota

Bullgaria mban premtimin, i dhuron 50 mijë doza Pfizer Maqedonisë së Veriut

18 Shtator 2021, 09:19 Nga DOSJA
Bullgaria mban premtimin, i dhuron 50 mijë doza Pfizer Maqedonisë

MAQEDONIA E VERIUT– Bullgaria ka dhuruar 50 mijë vaksina anti-COVID pë Maqedoninë e Veriut.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një shkrimi në Twitter, nga ministri i Punëve të Jashtme të RMV-së, Bujar Osmani.

“Dje Maqedonia pranoi një donacion prej 50 mijë vaksinave Pfizer nga Bulgaria, të cilat janë gati për përdorim”, ka shkruar ai.

Kuvendi i Bullgarisë më 8 shtator miratoi donacionin për mbi 50 mijë vaksina për Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë, Stojço Kacarov sqaroi se doancioni është dashur të përfundojë në qershor, por për shkak problemeve me procedurat nuk ka qenë e mundur një gjë e tillë.

(d.a/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni bujar osmani bullgaria dhuron vakina per maqedonine vaksinimi ne maqedonin e veriut bujar osmani bullgaria dhuron vakina per maqedonine vaksinimi ne maqedonin e veriut

Sondazh

Poll