Bota

SHBA-ja e pranon: Nga sulmi me dron në Kabul vdiqën dhe 10 njerëz të pafajshëm

17 Shtator 2021, 20:03 Nga DOSJA
SHBA-ja e pranon: Nga sulmi me dron në Kabul vdiqën dhe 10 njerëz

SHBA– Shetetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar se në sulmin me dron në Kabul që kishte si shënjestër anëtarët e grupit të ISIS-K, janë vrarë dhe dhjetë persona të tjerë të pfajshëm. Gjenerali i marinës Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA, në një konferencë për shtyp në Pentagon tha se ky sulm ishte një gabim, pasi u vranë të paktën 10 persona, nga të cilët shtatë ishin fëmijë.

“Ishte një gabim dhe sinqerisht kërkoj falje, nuk kishte gjasa që makina të sulmonte ata që ishin të lidhur me Shtetin Islamik të Khorasan (ISIS-K),”- tha ai.

Ngjarja e rëndë u raportua më 29 gusht dhe vrau një punonjës të pafajshëm së bashku me nëntë anëtarë të familjes së tij. Shtatë prej tyre ishin fëmijë dhe viktima më e re ishte vetëm dy vjeç.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shperthim ne kabul sulmi i shba ne kabul shperthim ne kabul sulmi i shba ne kabul

Sondazh

Poll