Bota

“Thikë pas shpine”, Franca tërheq ambasadorët nga SHBA-të dhe Australia pas prishjes së marrëveshjes për nëndetëset

17 Shtator 2021, 19:57 Nga DOSJA
“Thikë pas shpine”, Franca tërheq ambasadorët nga

FRANCË– Franca ka tërhequr ambasadorët e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Australia në shenjë proteste ndaj paktit të ri të mbrojtjes midis SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë. Lajmin e ka bërë me dije vetë ministri francez për Punët e Jashtme, Jean-Yves Le Drian.

Në një deklaratë për mediat, ai ka shpjeguar se vendimi i marrë justifikohet me ato të bëra më herët nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara, referuar braktisjes së projektit të nëndetëseve të lidhur që nga viti 2016. Ai shtoi se në këtë mënyrë, Franca nuk po trajtohet më si një aleat.

“Ky vendim i jashtëzakonshëm justifikohet me rëndësinë e jashtëzakonshme të njoftimeve të bëra më 15 shtator nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara. Braktisja e projektit të nëndetëseve të klasit të oqeanit që kishte lidhur Australinë me Francën që nga viti 2016, dhe njoftimi i një partneriteti të ri me Shtetet e Bashkuara që synonte fillimin e studimeve mbi bashkëpunimin e mundshëm të ardhshëm në marinat me energji bërthamore përbëjnë sjellje të papranueshme midis aleatëve dhe partnerët, pasojat e të cilave ndikojnë në vetë konceptimin që kemi për aleancat tona, partneritetet tona dhe rëndësinë e Indo-Paqësorit për Evropën,”- tha ministri francez për Punët e Jashtme, Jean-Yves Le Drian, në një deklaratë.

Jean-Pierre Thebault, ambasadori francez në Australi dhe Philippe Etienne, ambasadori në SHBA, do të kthehen në Francë.

Sot, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden kufizoi zgjerimin e ndikimit kinez në rajonin Indo-Paqësor duke shpallur një marrëveshje bashkëpunimi të sigurisë dhe mbrojtjes me Britaninë e Madhe dhe Australinë. Me emrin AUKUS (Australi – Mbretëria e Bashkuar – Shtetet e Bashkuara) fillimisht marrëveshja trepalëshe e shpallur nga Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnson dhe kryeministri australian Scott Morrison përfshin marrjen e një flote nëndetësesh nga Australia.

Kjo gjë sjell prishjen e marrëveshjes mes Australisë dhe Francës, të lidhur në vitin 2016, kohë kur ndërtuesi i anijeve franceze Naval Group kishte bërë një flotë të re nëndetësesh me vlerë 40 miliardë dollarë për të zëvendësuar nëndetëset e Australisë, që ishin ‘Collins’ dhe shumë të vjetra.

Kjo marrëveshje u rikonfirmua vetëm dy javë më parë, dhe veprimin e sotëm, Franca e ka konsideruar ‘thikë pas shpine’.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota franca terheq ambasadoret franca terheq ambasadoret

Sondazh

Poll