Bota

Edhe rivaliteti ka një kufi, Bezos uron Musk për misionin e parë civil të SpaceX në hapësirë: Një hap tjetër drejt të

17 Shtator 2021, 20:19 Nga DOSJA
Edhe rivaliteti ka një kufi, Bezos uron Musk për misionin e parë

SHBA- Themeluesi i Amazon Jeff Bezos uroi Elon Musk të enjten për misionin e parë civil të SpaceX, Inspiration4. Buisnessinsider shkruan se anija kozmike Crew Dragon u ngrit të Mërkurën, duke transportuar katër civilë pa asnjë austronaut në orbitë.

“Urime Elon Musk dhe ekipit SpaceX për lançimin e suksesshëm të Inspiration4 mbrëmë. Një hap tjetër drejt një të ardhmeje ku hapësira është e arritshme për të gjithë ne,” tha Bezos.

Congratulations to @ElonMusk and the @SpaceX team on their successful Inspiration4 launch last night. Another step towards a future where space is accessible to all of us.

— Jeff Bezos (@JeffBezos) September 16, 2021

Musk nga ana tjetër iu përgjigj vetëm me një: Faleminderit.

Musk dhe Bezos kanë një histori të gjatë rivaliteti, dhe ky shkëmbim i sjellshëm erdhi pasi Musk mori goditje të shumta nga Bezos javët e fundit. Musk shkroi në Twitter më 1 shtator se puna me kohë të plotë e Bezos ishte të padiste SpaceX , duke i bërë jehonë një tëeet-i të mëparshëm, në të cilin ai tha se Bezos dha dorëheqjen si CEO i Amazon për të ndjekur një punë me orar të plotë duke ngritur padi kundër SpaceX.

Por Bezos në të vërtet nuk e ka paditur SpaceX. Ai ka paraqitur një letër proteste Komisionit Federal të Komunikimeve (FCC) duke u përpjekur të ndalojë projektin satelitor të internetit të SpaceX, Starlink, nga lëshimi i më shumë satelitëve në orbitë. Amazon ka një program rival satelitor të internetit të quajtur Project Kuiper.

Në një letër drejtuar FCC në fillim të këtij muaji , Amazon tha se kompanitë e drejtuara nga Musk mendojnë se rregullat janë për njerëzit e tjerë, dhe jo për ta.

Bezos është CEO i kompanisë së eksplorimit të hapësirës, ​​Blue Origin, e cila po konkurron me SpaceX për kontratat e NASA -s. Në korrik, Bezos ofroi të mbulonte miliarda kosto nga pasuria e tij personale nëse NASA ishte e gatshme të rishqyrtonte një kontratë ekskluzive që i kishte dhënë më parë SpaceX.

Blue Origin paditi NASA -n në gusht për vendimin e agjencisë për t’i dhënë kontratën SpaceX . Në korrik, Bezos hipi në fluturimin e parë civil të Blue Origin. Musk u tall me lëshimin, duke qeshur me një meme në Tëitter që bëri shaka me faktin se fluturimi i Bezos do të prekte vetëm skajin e hapësirës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota elon musk jeff bezos rivaliteti musk-bezos elon musk jeff bezos rivaliteti musk-bezos

Sondazh

Poll