Art&Argëtim

Hyjnë në biznesin e kanabisit, aktorja Ornella Muti dhe e bija kërkojnë të legalizohet: Do të ndihmojmë të sëmurët

17 Shtator 2021, 09:07 Nga DOSJA
Hyjnë në biznesin e kanabisit, aktorja Ornella Muti dhe e bija

ITALI– Aktorja e njohur Ornella Muti dhe e bija e saj, Naike Rivelli, duket se kanë vendosur të hyjnë në biznesin e Kanabisit. Ato kanë njoftuar në rrjetet sociale lindjen e nje shoqate që synon të ofrojë mbështetje për të sëmurët dhe tu japë jetë nismave të ‘ekonomisë së gjelbër’.

“Nga sot jemi edhe ne! Janë rreth 6 milionë përdorues të kanabisit të cilët detyrohen të kthehen tek mafia cdo vit. Duam tu japim zë të gjithë atyre njerëzve të cilët politikanët do të donin ti fusnin në burg.” u shprehën nënë e bijë.

Ato njoftojnë  se kanë krijuar “Hemp Club”, me produkte të prodhuara nga kanabisi dhe po mbledhin nënshkrime për referendumin mbi legalizimin e tij. Aktorja tha se qëllimi i biznesit të saj është ofrimi i mbështetjes për të sëmurët.

“Qëllimet tona kryesore janë: ofrimi i mbështetjes për të sëmurët, duke i ndihmuar ata të gjejnë kanabisin e nevojshëm në një kohë shumë të shkurtër; vendosja e të sëmurëve në kontakt me mjekët përmes Qendrës Mjekësore të Kanabisit; krijimi i një selie fizike të shoqatës të pajisur me një dhomë terapie, brenda së cilës pacientët, në posedim të një recetë mjekësore, mund të kryejë trajtimet; krijimi aktiviteteve që promovojnë kanabisin terapeutik duke ftuar mjekë, artistë dhe ekspertë në sektorin e kanabisit”, shpjegoi Ornella Muti.

 

 

 

A post shared by Ornella Muti Hemp Club (@ornellamutihempclub)

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ornella muti dhe naike rivelli ornella muti ne biznesin e kanabisit ornella muti dhe naike rivelli ornella muti ne biznesin e kanabisit

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Shtator 2021, 12:47

TIRANË-Presidenti Meta ka vlerësuar sot tenorin me famë botërore, Plácido Domingo Embil me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Ai u shpreh se Domi...