Ekonomi

Myslimanët kundër varreve murale, ish-mytfiu Ylli Gurra: Nga toka kemi ardhur, aty duhet të dorëzohemi

16 Shtator 2021, 12:07 Nga DOSJA
Myslimanët kundër varreve murale, ish-mytfiu Ylli Gurra: Nga toka kemi

TIRANË- Ish-mytfiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka dhënë komentin e tij në lidhje më debatin mbi varret murale, të cilët shihen si mundësi për reduktimin territoreve të përdorura për varrosjen e njerëzve. Ai u shpreh se myslimanët janë kundër kësaj praktike, për shkak se “nga toka kemi ardhur, e asaj do t’i kthehemi”. Gurra shtoi se qytetarët nuk ishin dakord me diçka të tillë sepse nuk është një praktikë e traditave shekullore.

“Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me bashkinë Tiranë për këtë debat. Nga pikëpamja fetare ka një ndjeshëmëri të lartë.” tha ai.

Ish-mytfiu tregoi se propozimi është diskutuar me përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe ka marrë përmasa ligjore.

“Së bashku me përfaqësuesit e tjerë është biseduar sepse kjo ka marrë një formë ligjore. Gjej rastin të përshëndes edhe nismën e qeverisë për të njohur mundësinë e njohjes së ceremonive fetare sipas riteve të religjioneve fetare. Cfarë do të thotë që është nëj vëmendje e qeverisë në respektim të komuniteteve fetare. Do të thotë që komunitetet fetare mund të merrnin toka në zotërim për të bërë varrosjen e qytetarëve.

Gjë që e bën më të lehtë edhe në aspektin financiar. Pra kjo do të thotë se komunitetet fetare e kishin mundësinë për të praktikuar mënyrat e tyre të varrimit. Ndërsa nga pikëpamjet e varrimit sipas ritualeve që mbahen në Europë, ishte dicka e re.” tha Gurra.

Ditwn e djeshme edhe teologu Erjol Haxhiu ka deklaruar se feja islame nuk është aspak dakort me varrezat murale sepse sipas profetëve, njeriu është krijuar nga dheu dhe duhet të tretet në dhe.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale ylli gurra flet per varret murale ylli gurra flet per varret murale

Sondazh

Poll