Ekonomi

Ky është përbërësi më i dëmshëm i cigares, por mund të zhduket

16 Shtator 2021, 06:59 Nga DOSJA
Ky është përbërësi më i dëmshëm i

Pyetjes se cili është përbërësi më i dëmshëm i një cigareje, shumë do t’i përgjigjeshin gabimisht.

Ndoshta, e vetmja përgjigje e saktë do të ishte: vetë cigarja; pavarësisht vetëdijësimit në lidhje me efektet e këqija të saj në shëndet dhe në ambient, prapë njerëzit nuk është se e lënë cigaren menjëherë. Ka statistika zyrtare të cilat tregojnë se më shumë se ka akoma mbi 1 miliard njerëz që pinë cigare në botë.

Ndërsa përgjigja tjetër për pyetjen se cili është përbërësi më i dëmshëm i cigares, është në mënyrë absurde nikotina. Edhe pse përdoret prej gjysmë shekulli në terapi zëvendësuese për lenien e cigares, nikotina prapë mbetet e keqkuptuar, si përbërësi më i dëmshëm. Në fakt, ndonëse shkakton varësi, nikotina në vetvete nuk është shkak kryesor i sëmundjeve që lidhen me cigaren.

Ky përbërës u bë pjesë e zgjidhjeve në luftën kundër cigareve në vitet ’70, duke u përcjellë përmes çamçakëzëve me nikotinë, ngjitëseve me nikotinë apo tabletave.

Përbërësi më i dëmshëm i cigares është tymi

Problemi i vërtetë i cigares është tymi. Tymi krijohet gjatë djegies së cigareve dhe ka mbi 6 mijë substanca, prej të cilave 100 njihen si të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme. Procesi i djegies, që krijon tymin, nis në 400 gradë Celcius. Pas kësaj, cigarja fillon të digjet dhe krijohet tym dhe, kur cigarja quhet e ndezur, temperatura arrin 850 gradë. Në këtë temperaturë, çlirohen të gjitha substancat e dëmshme.

Nëse djegia është problemi, zgjidhja mund të jetë tek ngrohja

Jo vetëm në rastin e bimës së duhanit; djegia e çdo bime mund të shkaktojë tym dhe substanca toksike. Reduktimi dhe kontrolli i temperaturës është thelbësore për të shmangur djegien dhe bashkë me të, çlirimin e tymit. Siç dihet në rastin e cigareve, shkaku kryesor përse njerëzit vazhdojnë ta pinë është nikotina.

Por, shkenca ka gjetur një mënyrë për ta marrë këtë përbërës të bimës së duhanit në një mënyrë tjetër, përmes procesit të ngrohjes. Alternativat që bazohen tek kjo gjetje: teknologjia moderne e ngrohjes, dhe jo djegies së duhanit, nuk krijojnë tym por aerosol, i cili përbëhet nga grimca të gurta dhe gaz. Studime shkencore që përdorin kampionë nga alternativat tregojnë se aerosoli përmban deri në 95% më pak substanca të dëmshme sesa tymi i cigares.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale cigare perdorimi i cigares cigare perdorimi i cigares

Sondazh

Poll