Politike

Lefter Koka i uron ditëlindjen Fatos Nanos: 16 shtatori nuk mund të kalojë pa kujtuar vlerat e çmuara të tij

16 Shtator 2021, 19:10 Nga DOSJA
Lefter Koka i uron ditëlindjen Fatos Nanos: 16 shtatori nuk mund të

TIRANË- Ish-deputeti i PS-së Lefter Koka i ka uruar ditëlindjen ish-kryeministrit Fatos Nano. Me anë të një postimi në Facebook, Koka shkruan se 16 shtatori nuk mund të kalojë pa kujtuar vlerat e çmuara dhe largpamësinë e Nanos. Koka shkruan se nano kontribuoi në zhvillimin e Shqipërisë.

Postimi i Plotë:

Çdo 16 Shtator nuk mund të kalojë për mua, pa kujtuar vlerat e çmuara dhe largpamësinë e Fatos Nanos. Gëzuar ditëlindjen. Fatosi mbështeti fort falë vizionit që pati shoqërinë e hapur demokratike! Më mirë se kushdo ka ditur të delegojë pushtet, udhëhequr nga filozofia e tij personale ku dominimi i tolerancës, modestisë dhe bashkëpunimi ishin urat lidhëse edhe me besimin që ai i dha brezit të ri socialist! Fatosi kontribuoi pa u lodhur në zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë, ndaj të gjithë ne; miq, bashkëpunëtorë e socialistë do t’i jemi ngahera mirënjohës! Ditë të bekuara paç miku im!

Ish-lideri i PS-së dhe ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e tij të 69.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ditelindja e fatos nanos fatos nano lefter koka ditelindja e fatos nanos fatos nano lefter koka

Sondazh

Poll