Art&Argëtim

70-vjetori i themelimit të Arkivës Qendrore Shtetërore, prezantohen dy projekte gjatë ceremonisë(Foto)

7 Qershor 2019, 12:36 Nga DOSJA
70-vjetori i themelimit të Arkivës Qendrore Shtetërore,

TIRANË- Drejtuesi i institucionit, Ardit Bido fjalën e tij përshëndetëse e nisi duke treguar se sa i rëndësishëm është Arkivi për një vend dhe njëkohësisht falenderoi të gjithë punonjësit aktual, por dhe ata që kanë lënë gjurmë duke punuar për këtë institucion.

Ardit Bido prezantoi së bashku me Drejtorin e Arkivit të Kosovës, Ramë Manaj dhe Drejtoreshën e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme znj.Pranvera Dibra, dy projektet e mëdha për sa i përket krijimit të godinës së re dhe rikonstruksionit të godinës aktuale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Pjesë e rëndësishme e eventit ishte dhe shfaqja e dokumentarit e bërë enkas për 70-vjetorin e krijimit të Arkivit Qendror Shtetëror, i cili u ndoq me kuriozitet dhe u duartrokit nga të ftuarit.

Pjesëmarrës në këtë event ishin personalitete si Drejtori i Arkivt të Kosovës, Ramë Manaj, Drejtoresha e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Pranvera Dibra, Ambasadori i Republikës Arabe të Egjiptit, Mohamed Khalil, Nën/Kryetari i Bashkisë, Andi Seferi, Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror i Filmit, Iris Elezi, Drejtori i Arkivit të Forcave të Armatosura, Teki Kurti, Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani, Drejtoresha e Institutit të Studimeve Evropiane, arkivistë, studiues dhe mjaft personalitete të tjerë.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture 70 vjetori i drejtorise se arkivave themelimi i arkives qendrore te shtetit 70 vjetori i drejtorise se arkivave themelimi i arkives qendrore te shtetit

Sondazh

Poll