Art&Argëtim

Videoja që po pushton botën, biseda e babait me djalin. Çfarë po thonë?

7 Qershor 2019, 10:36 Nga DOSJA
Videoja që po pushton botën, biseda e babait me djalin.

Kjo bisedë mes babait dhe të birit do t’ju ngrohë zemrat. Lidhja e ngushtë mes e prindërve më fëmijët e tyre nuk përfshin vetëm fjalët, por edhe belbëzimet. Deztin dhe Shanieke Pryor janë prindër krenar të djalit me emrin Kingston që mesa duket akoma nuk ka filluar të flasë me fjalë të qarta, por me belbëzime.

Por, kjo nuk e ndalon babain e tij që së bashku të shikojnë një shfaqje televizive dhe të diskutojnë të dy, rreth saj, ulur në divan. Një video e postuar në Facebook nga mamaja e Kingston, tregon të gjithë bisedën e lezetshme që babë e bir kanë zhvilluar, edhe pse nga gjuha e vogëlushit asgjë nuk kuptohet qartë. Videoja e publikuar është bërë virale në rrjet dhe ka përfituar me miliona shpërndarje në të gjithë botën.

Teksa babai flet me fjalë të qarta, djali i vogël flet me gjuhën e tij prej bebeje, duke na shkrirë së qeshuri.

Babai i Kingston: “Ata duhet të punojnë në këtë, apo jo?”

Kingston: Po                                                                                             

Babai i Kingston: Po e kuptoni?                        

Kingston përgjigjet thjesht me një “ba” pastaj me gjuhën e tij të belbëzimit ai duket kureshtar dhe komenton rreth shfaqjes televizive që po shohim.

Babai i Kingston: “Jo këtë. Kjo është finalja e madhe “.

Pastaj ata me të dy përqëndrohen në televizor dhe Kingston hedh një vështrim dyshues.

Babai i Kingston: ” Nuk e di se çfarë do të bëjnë në sezonin e ardhshëm “

Në këtë moment Kingston duket sikur thotë: “Pikërisht”.

Biseda babë e bir vazhdojnë bisedën gjatë. Babai i Kingston flet me të sikur të ishte një bisedë mes të rriturish, pavarësisht se asgjë nuk kuptohet nga vogëlushi.

Videoja virale ka grumbulluar rreth 900 mijë pëlqime, 300 komente dhe mbi 1 milion shpërndarje që prej ditës së publikimit në Facebook. Ndërsa në Tëitter ka mbledhur më shumë se 2.8 milion pëlqime.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim femijet prindërimi video virale femijet prindërimi video virale

Sondazh

Poll