Art&Argëtim

‘Autostrada patriotike’, filmi kushtuar historisë së korrupsionit dhe drejtësisë në Kosovë

7 Qershor 2019, 09:38 Nga DOSJA
‘Autostrada patriotike’, filmi kushtuar historisë së

Tuma u caktua të kryesojë rastin e korrupsionit, ku midis të akuzuarve ishte Fatmir Limaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zëvendëskryeministër i tanishëm. Ajo u bë pjesë e një filmi, mbi historinë që fshihej pas ndërtimit të autostradën që lidhi Shqipërinë dhe Kosovën.

Një nga protagonistët kryesor ishte edhe Limaj, i akuzuar nga prokurorët e EULEX-it për manipulimin e procedurave të tenderit,marrje ryshfeti dhe pengimin e provave në lidhje me tre tenderë, gjatë projekteve të ndërtimit si ministër i transportit midis 2008 dhe 2010, duke arritur në rreth dy milionë euro (afërsisht 2.2 milion dollarë) në buxhetin e ministrisë.

Në atë kohë, ministria ndërtoi autostradën që lidhi Kosovën me Shqipërinë. Në sallën e gjyqit, Tuma përballet me sfida të vazhdueshme, ajo duhet të ‘mbijetojë’ në sistemin politik në Kosovë, ndërkohë që ndjen presion nga brenda EULEX-it. Në xhirimet  efilmit ajo shfaqet e izoluar. Megjithatë, përpiqet të mbajë besimin e saj në drejtësi.

Regjisorja, Caroline Troedsson e ‘mahnitur’ nga kjo temë dhe çështja e korrupsionit, përballë së cilës qëndronte një gjyqatre suedeze vendosi të udhëtonte drejt Kosovës, kohë kur Tuma u shpall në krye të misionit, për prodhimin e një filmi në Kosovë duhej të kuptoje mirë konfliktet e ‘traumës’ që nga viti 1990.

Traileri i filmit.

Xhirimet e para u zhvillua brenda një salle gjyqësore, ku i akuzuari kryesor, Fatmir Limaj na çoi në një udhëtim në të kaluarën në Autostradën Patriotike, Shqipëri-Kosovë dhe xhirimet e një filmi do të duhej që regjisorja të dinte më shumë për sistemin e drejtësisë.

Burimi: Al Jazeera

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture filmi autostrada patriotike marie tuma filmi autostrada patriotike marie tuma

Sondazh

Poll