Politike

Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, Kim: Pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë, s’kam gjë tjetër për

16 Shtator 2021, 18:00 Nga DOSJA
Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, Kim:

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është shprehur që qëndrimi i SHBA-ve në lidhje me pozicionin e ish-kryeministrit Sali Berisha ka qenë shumë i qartë. E pyetur në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, nëse ishte një vendim i drejtë ai që u mor nga Basha, Kim tha se nuk ka asgjë për të shtuar dhe se Shqipëria është një vedn, aleat në NATO, ku udhëheqësit duhet të marrin përgjegjësi për vendimet e tyre.

Pjesë nga intervista:

Zëri i Amerikës: Ambasadore Kim, faleminderit për këtë intervistë. Ditët e fundit, në qendër të vëmendjes kanë qenë zhvillimet në Partinë Demokratike, pas vendimit të zotit Basha për të lënë jashtë grupit parlamentar ish kryetarin Sali Berisha. Një vendim që ju e keni përshëndetur. Megjithatë zoti Basha ka deklaruar se ai ka qenë i detyruar të ndërmarrë një hap të tillë, duke nënkuptuar një kërkesë të panegociueshme nga pala amerikane. Por nuk kanë qenë të pakët zërat që nuk e shohin normale që një forcë politike të detyrohet të mbajë këtë apo atë përfaqësues të saj. Çfarë do ndodhte nëse zoti Basha nuk do ndërmerrte një veprim të tillë?

Ambasadorja Kim: Shikoni, ky është një vend i lirë. Është vend aleat në NATO. Dhe udhëheqësit duhet të marrin përgjegjësi për vendimet e tyre. Për sa i përket Shteteve të Bashkuara, pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë që nga fillimi në lidhje me personat e përcaktuar. Dhe, nuk kam gjë tjetër për të shtuar për këtë çështje.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kim per voa yuri kim kim per voa yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 16 Shtator 2021, 17:14

TIRANË– Demokrati nga Paskuqani, Islam Doçi nuk ka pranuar ta hedhë poshtë kryedemokratin Lulzim Basha. Para ish-kryeministrit Sali Berisha, Do&cced...